Saturday, March 21, 2015

Mjedisi Sot 145 – S’ka më kohë për të luajtur…!


“Studimet dëshmojnë se më shumë se gjysma e viktimave të katastrofave natyrore dhe shumica e dëmeve ekonomike janë pasojë e përmbytjeve, e zjarreve lokale, e rrëshqitjeve të dherave në zona të caktuara, apo e motit të nxehtë dhe tërmeteve të vogla, që në të shumtën e kohës nuk raportohen: kryesisht tragjedi të vogla në komunitete të vogla.”
Kjo pjesë është shkëputur nga editoriali i numrit të rradhës së revistës Mjedisi Sot 145, i cili këtë herë i dedikohet katastrofave natyrore dhe dëmeve të tyre në mjedis.

Në përgatitjen e këtij numri kanë kontribuar, në mënyrë të vecantë, emra të njohur në cështjet e emergjencave civile dhe përballimin e katastrofave, si z. Shemsi Premci drejtor i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme; znj. Miranda Deda nga Qendra Kombëtare e Parashikimit të Rreziqeve Natyrore pranë IGJEUM; z. Polikron Horeshka, specialist në Sektorin e mbetjeve dhe aksidenteve industrial në Ministrinë e Mjedisit; dhe Fatos Xhengo nga Programi i përgatitjes dhe i përgjigjes në raste katastrofash pranë Kryqit të Kuq Shqiptar.
“Emergjencat Civile në Shqipëri: ... mes kapaciteteve të kufizuara dhe mungesës së ndërgjegjësimit”; “Raport i shpejtë vlerësimi pas përmbytjes së shkaktuar nga lumi Vjosë”; “Parandalimi i katastrofave natyrore - një mision i mundur”; “Kërcënimet industriale në Shqipëri: Rreziku i padukshëm!” etj., janë disa nga shkrimet e pasqyruara në brendësi të tematikës së këtij numri.

Ndër aktivitete e REC të pasqyruara në këtë numër përmendin shkrimin “Komunitete të forta e të begata përgjatë lumenjve ndërkombëtarë”, i cili pasqyron takimin ndërkombëtar të mbajtur në Shkodër, më 9-10 mars 2015, në kuadër të programit CRESSIDA, me qëllimin për të diskutuar mbi sfidat lokale dhe mundësitë për menaxhimin e drejtë të burimeve ujore.
Në lajmet nga bota një vend i vecantë i është kushtuar lëvizjes “Ora e Tokës 2015” me sloganin: Ndrysho ndryshimet e klimës, ku Shqipëria merr pjesë për herë të 7-të në këtë eveniment.

No comments:

Post a Comment