Thursday, March 5, 2015

“74 KM, uji është jetë!”

Në premierën e dokumentarit: “74 KM, uji është jetë!” tek kinema Agimi, mbi ndotjen e lumit Ishëm. Ky dokumentar është përgatitur nga Prezenca e OSCE-së dhe Tirana Ekspres me qëllim sensibilizimin publik rreth ndotjes së lumenjve në Shqipëri. Dokumentari shprehu mjaft bukur artistikisht problematikën e ndotjes së këtij lumi nga individët dhe bizneset. Ndotja sjell problematika ekonomike e sociale, pasi dëmton bujqësinë, blegtorinë, vaditjen e tokave, peshkimin dhe turizmin. Ajo gjithashtu sjell pasoja në shëndetin e komunitetit. Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin z. Eduart Shalsi tha se do t’a paraqes këtë dokumentar në komision, pasi është koha për të marrë masa konkrete.

No comments:

Post a Comment