ARMIQTE E BLETËVE ose VDEKJA E BLETËVE
“Bleta ka “armiq tradicional”, ata janë të njohur,por njeriu “ dikur mik “po e vënë në pikëpyetje zhvillimin norma të bletëve"
Albert Einstei.
“TË MBROJMË PALMËN, “PASAPORTËN” E QYTETIT TONË”.
“Bleta ka “armiq tradicional”, ata janë të njohur,por njeriu “ dikur mik “po e vënë në pikëpyetje zhvillimin norma të bletëve"
Situatë e vështirë.Bletarë të trishtuar, të përlotur.Kova të mbushura me bletë të vdekura. Çfarë ka ndodhur? Spërkatja e shkureve dekorative të qytetit tE Sarandës me insekticide, solli vdekjen masive të bletëve. Bletari ka veçoritë e tij si mbarështues i një gjallese siç është bleta. Ai është tepër i ndjeshëm, i dashuruar dhe mjaft i lidhur më bletët. Kjo lidhet me familjen e bletëve, me atë organizim të përsosur, me vlerat e padiskutueshme të prodhimit hyjnor, mjaltit.Vdekja masive e bletëve në qytetin tonë erdhi si efekt i një veprimi arbitrar.Spërkatja e bimëve bëhet gjithandej. Por ka disa kushte dhe parametra që të mbrohet ekosistemi. Këto përmblidhen në: njoftimin, kohën e spërkatjes, lëndën spërkatëse dhe marrëveshjen midis institucioneve dhe specialistëve (pushteti vendor,agronom veteriner,bletarë, media, etj,)Problemi i mbarështimit të bletëve është mjaftë i gjërë. Ne morëm shkas nga vdekja e tyre në qytetin tonë. Por ruajtja e jetës së bletëve vihet në pikëpyetje pranë vreshtarive, masiveve të agrumeve ( zona e Konispolit, Xarrës), spërkatjeve të bimëve të arave, etj,.
Bleta është insekt social!
“Bleta është ekologjikisht korrekte, ekonomikisht e qëndrueshme dhe e vetme me cilësi të veçanta shoqërore "
"Nëse bleta zhduket nga sipërfaqen e globit, atëherë njeriu do të ketë vetëm katër vite jetë. Pak bletë, pak pllenim, pak bimë, asnjë njeri më shumë. "
Albert Einstei.
Periudha prill- maj- qershor, është koha më e mire ku bleta riprodhohet dhe bëhet gati për grumbullimin e ushqimit për të na dhënë mjaltin. Një prodhim i hyjnor, me vlera të pazëvëndësueshme i pakrahasur me asnjë ushqim tjetër në natyrë.Por paradoksi qëndron: Mjalti na pëlqen,por bleta?
Çdo vit, bletaria dëmtohet nga përdorimi i gjërë i kimikateve, të quajtura pesticide. Ato kanë gjetur një fushë të gjërë përdorimi. Shkenca agronomike e kohës, i përdor këto lëndë kimike për të kontrolluar populacionet e barërave të këqija, patogjenët bimore, nematodët, insektet, brejtësit, zogjtë dhe dëmtues të tjerë. Të dhënat e mëposhtme shërbejnë për të informuar bletarët, fermerët e prodhimeve bujqësore dhe të interesuarit, përgjithësisht, në lidhje me marrëdhëniet komplekse midis bletëve dhe pesticideve. Idea është, si bletët mund të jenë më mirë të mbrojtura nga rreziqet e mundshme të këtyre kimikateve. Bletët janë vegjetariane, ato konsumojnë polen dhe nektar nga lulëria e bimëve mjaltore apo ëmbëlsira si sherbet sheqeri, vesë mjalti, mënjë etj. Bleta si insekt shumë sociale,përmbledh një tërësi unikale biologjike, që përbëhet nga 10,000 deri në 80,000 individë. Ruajtja e familjes është në varësi të disa faktorëve.Ndër ta po veçojmë: periudhën e vitit., mbizotërimin i kushteve të favorshme të motit, rrjedhja e nektarit dhe prodhimi i poleni nga lulet.Veç këtyre, janë dhe një sërë faktorë “armiq tradicional”, por dhe disa “ dikur miq “ të cilët po e vënë në pikëpyetje zhvillimin normal të bletëve .Një, ndër faktorët negativ më të rëndësishëm janë helmet bujqësore.
Bletët punëtore janë të parat që preken kryesisht nga pesticidet.
Shënjat kryesore të helmimit mund të ndryshojnë në varësi të fazës së zhvillimit individual të bletës dhe llojet e ndryshme të lëndëve kimike të përdorura. Zhvillimi i bletës puntore: Asaj i duhen njëzet e një ditë të zhvillohet nga veza deri sa del bletë e rritur. Gjatë këtij procesi, çdo individ kalon në fazën e larvës ( ushqimi), e ndjekur nga faza pupale (transformimi). Faza larvare është më e ndjeshme ndaj helmimit me pesticide, gjatë periudhës të zhvillimit. Bletët shtëpiake, zakonisht helmohen nga nektari, poleni i ndotur, i cili është mbledhur nga bimet ku është përdorur kimikati. Bletët punëtore: i takojnë moshës njëzet e një - dyzet e dy ditë. Bleta punëtore është më e rrezikuara në shoqërinë e bletëve. Asaj i duhet të shmang të gjitha kurthet e mundshme nga grabitqarë, rriqra, brejtës etj. Bleta punëtore është e pambrojtur nga pesticidet e shumtë të aplikuara në bujqësi që përdoren për kontrollin e mushkonjave, karkalecave etj. Në shumicën e herëve, bletët në fushë, janë vrarë nga kontakti i drejtpërdrejtë me pesticide . Herë të tjera, ato mbledhin nektar dhe polen të kontaminuar dhe “ kontribuojnë” për të helmuar motrat e tyre.Nëse bletët e fushës paksohen (helmohen), atëherë bletët reja, janë të detyruar të kthehen në bletë punëtore më herët se normale. Ato ndërpresin aktivitetin brenda zgjoit. Prishet ekulibri biologjik i familjes.
Pesticidet ndikojnë në bletë në mënyra të ndryshme. Disa i helmojnë bletët në kontakt direkt në fushë. Bletët e shtëpisë mund të dëmëtohen me polenin e përlyer, të porsardhur. E përshkruam këtë pjesë për të kuptuar se dëmtimi i bletëve lë rrjedhoja që mund shkojnë drejt një kolapsi për bletore të tëra. Rajoni i jonë (i Sarandës) ka numrin më të madh të familjeve të bletëve,është prodhuesi më i madh i mjaltit dhe cilësisë së lart të tij. Një pakujdesi, mosnjohje, indiferentizëm, mund ta dëmtojë rëndë këtë pasuri kombëtare.
Jo të gjithë njerëzit e dinë që bleta ka vlera të padiskutushme në pjalmimin e kulturave bujqësore.Thënia e Estejnit, ka lidhje pikërisht me këtë.
A ka zgjidhje,? Një bashkëpunim i specialistëve, ruanë parametrat e ekosistemit marrëdhëniet bletë-bimë, që është thjeshtë vetëm një mesëlidhje profesionale.
Mbrojtja e bletëve nga Pesticideve
Shumica e incidenteve të mëdha të helmimit ndodhin kur bimët janë në lulëzim. Gjithësesi, bletët mund të mbrohen në rrethana të tjera si:
-Përdorimi i pesticideve vetëm kur është i nevojshëm.
-Nuk duhet të aplikohen pesticide, ndërsa bimët janë në lulëzim:
-Insekticidet duhet të aplikohen, ndërsa bimët e synuara, janë në fazën e burbuqes ose vetëm pasi petalet kanë rënë.
-Pesticidi përdoret nëse bletët nuk janë në pikun e fluturimit:( Bletët e arrijnë kulmin e fluturimit kur temperatura e ajrit është mbi 25gradë C. Janë më aktive nga ora 8:00-17:00.
-Spërkatjet mund të bëhen pasdite, kur puna e bletëve bie ndjeshëm, mundësisht parambrëmjes.( Gjatë natës pjesërisht kimikatet zbërthehen)
-Mbrojtja e ujit nga ndotja. Bletët kanë nevojë për sasira të bollshme uji, për ftohjen e zgjoit, ushqimin e pjelljeve etj
- Në vartësi të situatave, përdoruesi i kimikateve, mund të zgjedhë komponime dhe dozë më pak toksike.
-Insekticidet e reja (mikrokapsuluara) janë shumë më tepër toksike për bletët se çdo komponim tjetër deri më tani. Për shkak të madhësisë së tyre.
-Përdorimet në formë pluhuri ,janë më të rrezikshme sesa komponimet në formë të lëngëshme.
-Lajmërimi i bletarëve. Bletarët njoftohen paraprakisht. Familjet mund të lëvizen në një vënd tjetër.
Humbjet zakonisht rezultojnë nga:
-Dështimi për të siguruar paralajmërim të mjaftueshme për bletarët.
-Dështimi për të ndjekur një orar më pak dëmtues për bletët.//
1) Autori Dr.Agim Nelaj është sekretar shkencor i Agjencisë AJMMI dhe kryeredaktor i Revistës “Urat e Mjedisit”
Rubrika__ Visare gjeonatyrore
Viroi, Parku Natyror që pret dorën e njeriut
Nga Blerim Kore
Pika turistike e Viroit ndodhet 3 km
në veriperëndim të qytetit të Gjirokastrës, anës rrugës kombëtare
Tepelenë-Gjirokastër. Prej vitesh kjo pikë turistike shërben si oaz natyror për
çlodhjen e banorëve të zonës së Gjirokastrës. Ndërkohë me zhvillimin e turizmit
Parku Natyror i Viroit po tërheq gjithmonë e më shumë turistë vendas dhe të
huaj.
Profili mjedisor
Në Parkun Natyror të Viroit ndërthuren
elementët natyrorë me mjedise të krijuara nga dora e njeriut. Një liqen natyror
me sipërfaqe ujore prej 17.5 ha dhe një sipërfaqe rrethuese e pyllëzuar
pjesërisht e bëjnë zonën një nga pikat me çlodhëse për gati 40 mijë banorët e
qytetit dhe rrethinave të Gjirokastrës por edhe më gjerë të gjithë rajonit dhe
grupet turistike vendase dhe të huaja. Sipas ambjentalistëve, kjo zonë karakterizohet nga resurse tepër të
mëdha natyrore, shumëllojshmëri bimësh me vlera si mjekësore, ashtu edhe
aromatike e dekorative dhe ku nuk mungojnë as peisazhet e papërsëritshme me
vlera ekonomike e rekreative. Në Parkun Natyror të Viroit evidentohen rreth 250
specie bimore dhe 72 specie shtazore që gjallojnë në këtë zonë. Në vitin 1982 Viroi mori statusin e një pike turistike dhe më pas u kthye
në një park lokal. Në këtë zonë ndërthuret më së miri pejsazhi liqenor, pylli e
gjelbërimi kodrinor e malor. Pjesë e këtij parku është edhe burimi karstik i
quajtur “Mëma e Viroit”-Monument Natyre prej nga buron uji si kristal i cili
mban “gjallë” liqenin.
Problematika
Gjatë viteve elementët natyrorë të Parkut
të Viroit kanë ardhur duke u dëmtuar. Aktualisht një pjesë e kurorës së
gjelbërt është dëmtuar nga zjarret e verës duke nxjerrë si domosdoshmëri
ripërtëritjen e saj. Vazhdimisht ambjentalistët kanë kërkuar ndërmarrjen e
investimeve të ndryshme në këtë drejtim. “Ripërtëritja e kurorës së gjelbërt të
parkut do të ndihmonte jo vetëm për rigjallërimin e hapësirave të
gjelbërta por edhe për nxitjen e zhvillimit të faunës, e cila ka qenë mjaft e
pasur në këtë zonë”, thonë ambjentalistët. Ndërkohë problematike për liqenin e
Viroit është edhe ndotja e tij nga algat dhe bimësia parazitare. Me kalimin e
viteve kjo lloj bimësie ka pushtuar pjesën më të madhe të liqenit duke
kërcënuar ta shndrojë atë në një moçal të vërtetë, çka do të ndikonte
negativisht për perspektivën e vetë Parkut.
Perspektiva e
Parkut të Viroit
Me resurset e veta natyrore si hapësirat
për pushuesit, mundësitë e shfrytëzimit ekoturistik, pjesës së shpatit të malit
dhe pyllit të tij, shëtitorja dhe anekset funksionale rreth liqenit, zona e
lumit dhe shtratit të tij nën rrugën kombëtare Parku i Viroit po kthehet në një
mjedis të vërtetë për çlodhjen e pushuesve dhe vizitorëve vendas dhe të huaj
gjatë ditëve të nxehta të verës. Investimet e ndërmarra së fundi nga biznesi
privat po tregojnë se me pak përkujdesje Parku i Viroit mund të kthehet në një
pasuri të vërtetë natyrore për zonën e Gjirokastrës. Falë investimeve të
biznesit privat në parkun e Viroit ofrojnë shërbimet e tyre një numër lokalesh,
restorantesh dhe një hotel me parametra bashkohorë për akomodimin e pushuesve
dhe vizitorëve vendas dhe të huaj që dëshirojnë të kundrojnë nga afër
mrekullitë e natyrës në këtë zonë. Ndërkohë edhe pushteti vendor në Gjirokastër
ka programuar që në periudhën në vazhdim të reaizojë investime të ndryshme në
Parkun e Viroit. “ Një projekt i veçantë i ndërmarrë nga ana jonë synon
rikonstruksionin e plotë të shëtitores që përshkon Parkun duke e vendosur atë
në shërbim të komunitetit”, thonë përfaqsuesit e Bashkisë së Gjirokastrës.
Gjithashtu studioja italiane, Studio ARCH-O- ROME, në bashkëpunim më Qarkun
Gjirokastër, Bashkinë e qytetit dhe ambasadën italiane në Shqipëri kanë
realizuar një projekt për kthimin e mjediseve të Parkut të Viroit ne një qendër
moderne çlodhjeje dhe pushimi me parametra bashkëkohorë.
Aktualisht projekti ka marrë miratimin e KRT-se në Bashkinë e Gjirokastrës, ndërkohë që realizuesit e tij shprehen optimistë në lidhje me gjetjen e donatorëve. "Pjesë e projektit, krahas shtimit të elementëve të rinj infrastrukturor në shërbim të vizitorëve, është edhe ripërtëritja e elementëve natyror dhe mjedisit ekologjik të Parkut. Per të ruajtur bukurinë e peizazhit aktual është e nevojshme që zona e parkut dhe rrethinat, në nje rreze prej 2 km nga brigjet e liqenit të Viroit, të jete objekt i rregulloreve të veçanta. Për këtë janë parashikuar tre zona që nisin nga brigjet e liqenit", thotë inxhinieri Giorgio Biuso, njëri prej hartuesve të projektit. E rëndesishme për hartuesin italian të projektit ështe njera prej zonave, në të cilat duhet të ndalohen rreptësisht ndërtimet e ndryshme të paparashikuara nga plani, prerja e pemëve, peshkimi i paautorizuar, hedhja e mbeturinave etj.
Përgjate projektit, arkitekti italian Biuso ka parashikuar për ngritjen në Parkun e Viroit të një kompleksi pishinash, qendre hipizmi, madje edhe të një kopshti zoologjik. "Aksesorë të tille, pohon ai, do ta kthenin parkun e Viroit në një qendër çlodhjeje për të gjitha moshat". Ndërkohë, përgjate projektit parashikohen edhe vende për grumbullimin e mbeturinave, ripërtëritja e drurëve dhe bimësisë, jo vetëm në brigjet e liqenit por edhe të bimesisë ujore, etj.
Aktualisht projekti ka marrë miratimin e KRT-se në Bashkinë e Gjirokastrës, ndërkohë që realizuesit e tij shprehen optimistë në lidhje me gjetjen e donatorëve. "Pjesë e projektit, krahas shtimit të elementëve të rinj infrastrukturor në shërbim të vizitorëve, është edhe ripërtëritja e elementëve natyror dhe mjedisit ekologjik të Parkut. Per të ruajtur bukurinë e peizazhit aktual është e nevojshme që zona e parkut dhe rrethinat, në nje rreze prej 2 km nga brigjet e liqenit të Viroit, të jete objekt i rregulloreve të veçanta. Për këtë janë parashikuar tre zona që nisin nga brigjet e liqenit", thotë inxhinieri Giorgio Biuso, njëri prej hartuesve të projektit. E rëndesishme për hartuesin italian të projektit ështe njera prej zonave, në të cilat duhet të ndalohen rreptësisht ndërtimet e ndryshme të paparashikuara nga plani, prerja e pemëve, peshkimi i paautorizuar, hedhja e mbeturinave etj.
Përgjate projektit, arkitekti italian Biuso ka parashikuar për ngritjen në Parkun e Viroit të një kompleksi pishinash, qendre hipizmi, madje edhe të një kopshti zoologjik. "Aksesorë të tille, pohon ai, do ta kthenin parkun e Viroit në një qendër çlodhjeje për të gjitha moshat". Ndërkohë, përgjate projektit parashikohen edhe vende për grumbullimin e mbeturinave, ripërtëritja e drurëve dhe bimësisë, jo vetëm në brigjet e liqenit por edhe të bimesisë ujore, etj.
“TË MBROJMË PALMËN, “PASAPORTËN” E QYTETIT TONË”.
Nga Ing.Kristo KAURI |
Buburreci i kuq (rhynchophonus ferrigeneus ) , ose sic quhet ndryshe nockegjati , eshte semundja me e rrezikshme e palmave. Ne vendet fqinje, Itali dhe Greqi, per here te pare u shfaq ne vitet 2005. Ai erdhi ne keto vende nga Egjipti dhe vendet e Afrikes veriore. Ne keto vende ka bere deme serioze dhe vazhdon te mbetet nje nga problemet me shqetesuese.
Ne vendin tone ka te pakten 5-6 vjet qe eshte shfaqur, rreth viteve 2006-2007,
dhe ka ardhur nga vendet fqinje kryesisht nepermes fidaneve te semure. Eshte
per tu ardhur keq, se nga organet kompetente nuk eshte dhene asnje alarm, dhe
doganat nuk kane qene serioze ne zbatimin e rregullave te karantines. Buburreci
ka ngjyre te kuqe, arrin tre cm I gjate. Femra pjell deri 300 veze ne vrimat
dhe plaget e palmes, te cilat per dy deri ne 5 dite celin. Larvat sa dalin
futen ne brendesi te drurit te palmes, kryesisht kurore dhe fillojne te
ushqehen me llastare te rinj. Zhvillimi zgjat tre
muaj ku arrin permasat 4-7 cm. Jane pikerisht keto larva ne kete hapesire
kohore qe shkaterrojne palmen. Pas kesaj faze larva mbyllet ne nje shtrat me
inde te thata ku e pleks vet dhe kalon ketu 14-21 dite. Pas kesaj rilind
buburreci qe fluturon ne palmat fqinje. Ky cikel biologjik zgjat 3,5 deri ne
kater muaj, dhe Brenda nje viti nje buburrec arrin te shumohet ne 5-7 milion.
Ne qytetin e Sarandes palmat filluan te gjunjezohen ne muajin maj 2012, por
larvat kishin 5-6 vjet qe “punonin” per kete gjunjezim. Bashkia e Sarandes
percaktoi masa konkrete per tu perballur me kete shqetesim. Palma per qytetin
tone, nuk eshte thjesht nje peme zbukuruese, ajo eshte identiteti yne ose me
sakte “pasaporta” e qytetit tone. Ajo ka vlera historike, kulturore,
zbukuruese, shkencore etj. Nuk mund te konceptohet Saranda pa palmen dhe
bukovilen.
Ne
kete qytet cimento dhe hekur 800 palmat egjiptiane ofrojne nje peisazh
mahnites, qe admirohet dhe vleresohet nga te gjithe. Ato mbulojne sadopak
turpet dhe krimet e bera gjate viteve. Prandaj me cdo cmim kjo “pasaporte”
duhet mbajtur. Sperkatjet dhe trajtimet kimike, ben qe ne fazen e pare te
bllokojne, ndalojne dhe minimizojne demet. Paten rreth 8 vdekje por mbi 20
rigjenerime. Sperkatja u realizua me mjete motorike dhe makina tip kosh duke
zbatuar te gjitha rregullat teknike. Rendesi ka koha dhe moment I sperkatjes.
Qe te kemi sukses duhet qe zemra e palmes të mos jetë e shkatërruar nga larvat.
Investimet ishin teper modeste dhe ato ne total ishin sa vlera e nje gjysme
palmeje. U sperkaten te gjitha palmat, pronesi e bashkise dhe drejtuam e
keshilluam dhe trajtimin e atyre ne pronen private. Ketu patem dhe probleme e
mungese vleresimi dhe serioziteti. Por a eshte zgjidhur kjo katastrofe
ekologjike qe ka marre permasa nderkombetare?!
Trajtimi kimik eshte nje
mase qe sjell ndalim, bllokim dhe permiresim provizor te situates. Palmat
vazhdojne te rrojne dhe te vdesin. Kjo metode do perkushtim dhe disipline si
nga pushteti vendor dhe nga qytetaret e thjeshte. Njeri mos ta bej mire detyren
gjithe lufta mund te deshtoj. Ndodh qe per shume arsye dhe veshtiresi praktike
preparatet nuk penetrojne ne
te gjitha vendet qe ndodhen larvat, vezet, buburrecat.
Ne
vitet 2010 ne tregjet europiane eshte prezantuar nje makine e tipit ecopalm Ring. Kjo makine eshte ndertuar dhe
konceptuar apostafat te luftoje kete semundje ne te gjitha fazat e zhvillimit.
Eshte nje makine e pajisur me gjenerator elektrik qe prodhon mikrovale me
frekuence te larte ne qender te palmes duke shkaterruar semndjen, pa sjellur
deme dhe shqetesime ne mjedis. Mund te themi se deri tani nuk egziston metode
tjeter me efektive dhe rezultative per kte semundje. Zgjatja e bombardimit per
cdo palme varion nga 20 deri ne 60 minuta, kjo ne vartesi te shkalles se
infeksionit. Kjo metode eshte aplikuar me sukses ne Spanje, France, Turqi,
Itali, Emirate etj. Mendoj qe dhe ne duhet te veprojme urgjentisht per ta
zgjidhur kete problem. Palmat, kjo pasuri e qyteteve tone bregdetare duhet
mbajtur me cdo cmim. Ato do na e shperblejne shumefish kete investim modest.
Sarandë, më 15.09.2013
No comments:
Post a Comment