Legjenda
Sipas
Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, që ishte themeluar nga Enea.
Sipas Plutarkut, perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i
vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat
njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për
mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve. Në fund të viteve 30 të shekullit të
kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e
largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po
përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t u
flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe
kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të
perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti
ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo
qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e
banuar së paku që në shek. VIII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin
për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas
specialistëve shqiptarë, dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit
IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një
qendër kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet më e
turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis
bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në
konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë. Në fillimet e shek. XIX,
ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth
një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të
dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë
qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me
Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të
Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit
mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në
Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit
ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë
trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe
kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë
Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e
parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i
shënuari është marrja e tij nga "Sulejmani i Madhërishëm" në vitin 1537.
Historia
Objektet
më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së
dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të
parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në
bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936
italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të
shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua:
Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë,
banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion
të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej
këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara
(Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në
vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk
rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë
periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën
përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë
Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të
zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të
cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake.
Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e
pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u
ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera.
Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e
Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit,
Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine
dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV -
XIII-të përmendet si qëndër Episkopale.
Në vitet 1080-1085 ishte
në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët
bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700.
Periudha franceze
Pas
viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet
1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin
1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi
njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e
Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.
[redakto]Veçorite e qytetit antik te Butrintit
Parku
Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe
ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur
në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të
mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit,
gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i
Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim
të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra,
mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12
metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale
200 vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike
Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella
vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e
përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të
gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje
natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta
shkencore. Ujesjellesi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra,
lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një
ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra
arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta
dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e
qytetit antik të Butrintit nxorrën në dritë forumin romak të qytetit.
Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim
të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i
cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull
kushtuar perëndeshës Minerva.
LEGJENDA Ankizi me anijet u nis nga
Ambrakia dhe, duke lundruar prane bregdetit arriti ne Butrot, liman i
Epirit.Enea ne ane tjeter, me ushtaret me te zgjedhur, pas nje udhetimi
qe zgjati dy dite, arriti ne Dodone me qellim qe te kerkonte mendimin e
perendise; ketu gjeti edhe ata trojane qe kishin ikur bashke me
Helenin.. Si moren pergjigje hyjnore mbi punen e kolonise, i dhuruan
zotit, bashke me dhura-tat e tjera trojane edhe kratere bakri, disa nga
te cilat ndodhen edhe sot akoma aty me mbishkrime shume te vjetra, qe
tregojne emrat e dhuruesve;… se kete-jmi, pastaj arriti tek anijet pas
nje udhetimi qe zgjati me se kater dite… respondence te gjate te tij me
Ciceronin, zbulohen perpjekjet qe ai ka bere per te mbrojtur pronat dhe
interesat e butro-tasve kunder perpjekjeve te Cezarit per vendosjen aty
te nje kolonie romake. Me pas, Butrinti i fortifikuar i kesaj periudhe
ka sherbyer vazhdi-mishtsi strehe per kolonet dhe qytetaret qe banonin
ne qytet. Gjate periudhes se lufterave civile, Butrinti permendet nga
Cezari ne vepren e tij, si nje nga bazat kryesore te furnizi-meve dhe
pike strategjike per zoterimin e kanalit te Ko-rfuzit. Kushtet e mira
gjeografike dhe klimatike i dhane nje zhvillim te vrullshem qytetit te
Butrintit ne shekujt e pare te e.s. Per here te pare Butrinti preu
monedha bronzi ne kohen e Augustit, ku ne njeren prej tyre paraqitet
perandori ne njeren ane e ne faqen tjeter nje ujesjelles. Deshmi e
nivelit te zhvillimit te Butrintit jane edhe rrenojat e monumenteve
antike dhe objek-teve te ndryshme, te ruajtura nga ajo periudhe. Ne
fil-lim te shek. I.e.s. u ndertua ujesjellesi 3 km. i gjate, qe
furnizonte qytetin me uje nga burimet e fshatit Xare afer Butrintit. Ne
kete kohe u rindertua edhe skena e teatrit. Te shumta ishin ndertimet
publike e shoqerore si banjat dhe tempulli i Asklepit mbi rrenojat e nje
tem-pulli me te vjeter. Rreth shek.II e.s. u ndertua nje nymfe, qe
furnizohej me uje nga ujesjellesi dhe gjimnazi prane Portes me Kulla.
Dallohen ne kete periudhe nje sere banesash dhe ndertimesh te ndryshme,
ku vegohet nje ndertese me atrium ne qendren e qytetit prane teatrit.
Gjate kesaj periudhe, u dendesuan shume ndertimet, te cilat shtriheshin
deri ne buze te kanalit te Vivarit. Vazh-dimesine e jetes deri ne
Antikitetin e Vone e deshmon materiali arkeologjik i nxjerre nga
germimet, ku vegohet shtresa kulturore e shek.lV e.s. Kjo shtrese
pasqyron nje dendesim te ndertimeve ,kurse numri i madh i moned-have te
gjetura tregon nje intensifikim te zhvillimit te tregtise. Duke filluar
nga shek.lll., Butrinti permendet ne itinerare te ndryshme rrugore me
emra si Buthroto, Buthrotum etj. Ne vitin 516 permendet si qender
pesh-kopate, kurse ne periudhen e Justinianit permendet nga Hierokli
(Hierocly ) midis 12 qyteteve te Epirit te Vjeter ne trajten Butrytos.
Butrinti e ruajti rendesine ekonomike edhe ne Antikitetin e Vone,
ndoshta edhe per faktin se u prek shume pak nga sulmet e barbareve e
sidomos te goteve te Totiles, kur zbarkuan nga Kor-kyra ne Onhezem ne
vitin 551. Ne Antikitetin e Vone, Butrinti njohu nje periudhe zgjerimi e
lulezimi, gjate se ciles u realizua rindertimi i mureve mbrojtese te
demtu-ara gjate viteve. Monumente qe deshmojne zhvillimin e qytetit ne
kete periudhe jane baptisteri dhe dy bazilika paleokristiane. Baptisteri
u ndertua rreth mesit te shek. V. dhe perfaqeson traditat me te mira
arkitektonike dhe artistike te Butrintit. Bazilika e Akropolit u ndertua
ne fundin e shek IV dhe ka qene e shtruar me mozaike. Ba¬zilika e Madhe
u ndertua ne qytetin e poshtem ne shek VI dhe eshte nje ndertim
madheshtor paleokristian. Fakti qe muret e saj jane ruajtur ne lartesine
origjinale deri ne ditet tona, tregon vazhdimesine e perdorimit te
monumentit deri ne shekujt e Mesjetes se Hershme. Ne mesin e shek III.
e.s., nen sundimin e perandorit Decis, Butroti permendet ne lidhje me
gudine e Shen Terinit, i cili ishte nje i krishtere vendas e qe u denua
te copetohej nga egersirat ne teatrin e qytetit. Kronikat e kohes
pershkruajne faktin qe egersirat u perulen perpara Shen Terinit njesoj
si dikur para Danielit. Per keto arsye Shen Terini hyri shume heret ne
radhet e shenjtoreve, fakt qe desh-mohet, perveg te tjerash, edhe nga
paraqitja e tij ne nje mozaik te shek.V ne kishen e Shen Gjergjit ne
Selanik dhe nje afresk ne kishen e Shen Thanasit ne Pece. ortreti i
Agripes. Mermer. Muzeu Kombetar. Tirane. Lartesia 36 cm. Portreti eshte i
shek.l.p.e.s. dhe i takon gjen-eralit romak Markus Vipsianus Agripa,
mik e dhender i Augustit. Nga seria e portreteve te realizuara per te
dhe qe gjenden ne muzete e Luvrit dhe te Firences, studiuesit mendojne
qe portreti i mermerte, i gjetur ne Butrint, eshte me i realizuari.
Portreti misheron shprehjen e nje autori romak sipas te cilit “…Agripa i
bindej vetem njerit (Augustit), por urdheronte gjithe te tjeret…”. Ne
portret shprehet edhe nderimi si strateg per fitoren kunder Mark Antonit
dhe Kleopatres ne Aktium me 2 shtator te vitit 31 p.e.s.
