Thursday, March 12, 2015

Komunitete të forta e të begata përgjatë lumenjve ndërkombëtarë.

“Një burim ujor është një pasuri e padiskutueshme, burim i jetës dhe zhvillim për njerëzit. Kësisoj ai duhet trajtuar si i tillë, të respektohet dhe të trajtohet me kujdes, në mënyrë që të vazhdojë të jetë burim i jetës dhe për brezat në vijim. Ne të gjithë bashkë, pavarësisht kufinjve të shteteve bashkohemi nën të njëjtin qëndrim: uji do menaxhohet në dobi të të gjithë palëve, natyra dhe cilësia e tij nuk preket as tjetërsohet!” – kështu shpreh kryetari i Bashkisë së Dibrës së Madhe, Z. Ruzhdi Lata në takimin ndërkombëtar të mbajtur në Shkodër më 9-10 Mars në kuadër të programit CRESSIDA.

Në këtë takim shumëpalësh, të njëjtin qëndrim dhe angazhim ndanë dhe dy zëvëndës Ministrat e Mjedisit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Znj. Oliana Ifti dhe Z. Stevo Temelkovski. Ata paraqitën një panoramë të gjerë të përpjekjeve të vendeve respektive dhe marrëdhënive dypalëshe, të cilat sot më shumë se kurrë janë nën vëmëndjen dhe interesin për t’u ngritur në nivel më bashkëkohor.
Në veprimtarinë e organizuar në Shkodër u mblodhën sëbashku rreth 60 përfaqësues nga niveli kombëtar dhe vendor nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova për të diskutuar mbi sfidat lokale dhe mundësitë për menaxhimin e drejtë të burimeve ujore, për përkthimin e objektivave të zhvillimit qëndrueshëm në nivel të vendeve që shtrihen përgjatë lumit Drin. Ky aktivitet erdhi si vijim i Akademisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Venecias, me qëllim mbështetjen më tej të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve vendore si një element i rëndësishëm i programt.

Veprimtaria u bashkërendua në ndarje mendimesh dhe ballafaqim sfidash nga bashkitë e tre shteteve që shtrihen përgjatë Lumit Drin, më konkretisht bashkitë e Ohrid, Debarcës, Dibrës, Peshkopisë, Kukësit, Shkodrës, Istogut, Gjakovës dhe Rahovecit, të cilat janë dhe përfituese të programit në 5 vitet në vijim.

“Një rrugëtim qindra kilometërsh, nis me një hap të vetëm” - në këtë proverb të lashtë kinez, e bazoi fjalën dhe këshillat e tij Z. Lek Kadeli, Asistet Administrator në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-së (USEPA) Zyra e Kërkimit dhe Zhvillimit. Ai i nxiti komunitetet të jenë proaktive dhe të fokusohen në çështjet kyçe të zhvillimit vendor duke përdorur sa më shumë përvojat dhe mjetet që janë në dispozicion.

Bazuar në nevojat e bashkive një set modern mjetesh praktike pune për zyrtarët që menaxhojnë burimet ujore u soll nga përvoja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej kërkuesve shkencor të USEPA, të cilët e ndjekin me shumë angazhim projektin dhe qëndrojnë të gatshëm të furnizojnë komunitetet vendore me mjete të cilat nuk mund t’i sigurojë vetë.

Zyrtarët e njësive vendore, në punët e përbahskëta gjateë aktivitetit, idetifikuan një sërë çështjesh të cilat i ndajnë nën të njëjtin shqetqësim dhe që e kanë foikusin në planet e menaxhimit të ujit, të cilat duhet të jenë të koherencë ndërmjet tyre pavarësisht njësisë dhe shtetit si dhe unifikimi i të dhënave shkencorë, të cilat do të ndihmojnë një hartimin e strategjive të sakta dhe dobiprurëse.
Ky aktivitet vijon me tej në Sarajevë, ku përfaqësues përgjatë lumit Drina do të ulen sëbashku e diskutojnë sfidtat e gjenë zgjidhje të shëndosha për komunitetet e tyre.

Programi ndërkombëtar CRESSIDA “forcimi i elasticitetit/përballueshmërisë të komuniteteve vendore për zhvillim të qëndrueshëm në pellgjet ndërkombëtare ujëmbleshëse të lumenjve Drin dhe Drina”, zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), për Evropën Qendrore dhe Lindore në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (USPEA)

No comments:

Post a Comment