Saturday, March 21, 2015

Shpetimi i pyjeve me pisha nga procesionarja


 Burimi: Top Channel
 Deputeti socialist Taulant Balla, se bashku me perfaqesuesin e Ministrise se Mjedisit, ishin ne Orenje te rrethit te Librazhdit per te pare nga afer procesin e luftimit te semundjes se procesionares, nje semundje qe ka demtuar rende pyjet me pisha ne te gjithe vendin tone.
Ne rajonin e Elbasanit jane 1600 ha pisha te demtuara, nga keto 780 ha jane ne Librazhd. Per zbatimin e ketij projekti jane punesuar ne Librazhd rreth 600 persona me kontrate pune dhe te perfshire ne skemen e sigurimeve shoqerore, po ashtu edhe sigurimeve shendetesore.
"Behet fjale per nje projekt qe shpeton pyjet me pisha te Librazhdit, te Elbasanit dhe te gjithe Shqiperise, nga nje semundje sic eshte procesionarja. Ka dhe nje dimension shume te mire, eshte dimensioni i punesimit sezonal, i cili ne opinionin tim eshte pjesa me e rendesishme per arsye se permes ketij projekti, ne rrethin e Librazhdit do te mbulohen rreth 780 ha pyje me pisha me nje numer prej 600 punetoresh sezonale, te cilet jo vetem do te trajtohen me nje page qe do te perfshije edhe sigurimet shoqerore, por krijojne nje hapesire sezonale punesimi te cilen une shpresoj ta perserisim serish edhe ne muajt nentor dhe dhjetor", tha Balla.
Nga ana e tyre, inxhinieret e Ministrise se Mjedisit u shprehen se ky eshte nje projekt qe ka perfshire kater rajone te Shqiperise: Shkodren, Dibren, Elbasanin dhe Korcen, ku jane dhe siperfaqet me te medha te prekura nga kjo semundje.

Monday, March 16, 2015

Fuqizimi i aftësive dhe kompetencave për politikat e mjedisit, të shëndetit dhe sociale dhe të sigurisë


Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) po organizon një seri workshopesh për ngritjen e kapacitevete për konsulentët mjedisorë në Shqipëri, Maqedoni, Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Mongoli, Serbi, Turqi dhe Ukrainë.
Në këtë kuadër, këtë javë po zhvillohet në Tiranë, Shqipëri, workshopi një javor, me pjesëmarrjen e 20 përfaqësuesve të kompanive konsulente apo konsulentë në cështjet e mjedisit, të shëndetit, sociale dhe të sigurisë.

Workshop ka në fokus të tij: (i) politikat e BERZH për mjedisin, shëndetin dhe sigurinë, dhe ato sociale, procedurat dhe kërkesat e kërkuara, përfshirë dhe monitorimin e projekteve, (ii) Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) bankare dhe proceset investuese, sqarimin e dallimeve mes kërkesave mjedisore dhe sociale që lidhen me llojet e ndryshme të investimeve, (iii) mekanizmat ligjorë përmes të cilëve BERZH dhe të tjera institucione financiare bien dakort dhe ndërmarrin veprime që janë projektuar për të menaxhuar rrezikun dhe nxitur pajtueshmërinë me politikat e tyre përkatëse, (iv) çështjet specifike sektoriale me të cilat përballen klientët INF, dhe (v) aftësitë themelore të konsulentëve të BERZH, duke përfshirë dhe kërkesat kontraktuese të BERZH.

Në hapje të takimit, z. Mihallaq Qirjo, Drejtor i REC Shqipëri tha se "tregu i konsulencës mjedisore dhe sociale është në zhvillim dhe maturim, si në numrin e specialistëve të përfshirë ashtu edhe në cilësinë e vlerësimeve të përgatitura. Tashmë është domosdoshmëri përmirësimi dhe perfeksionimi i këtyre produkteve në mënyrë që të arrijmë jo vetëm standardet e zbatuara në vendet evropiane, por të adresojmë siç duhet një prej kritikave më të shpeshta të shoqërisë civile për ndikimin mjedisor dhe social të pjesës më të madhe të investimeve në vitet e tranzicionit".
Eksperti i REC, z. Ruslan Zheckov, në prezantimin e tij të ditë së parë, bëri një prezantim të përgjithshëm të parimeve të Bashkimit Evropian, të legjislacionit dhe direktivave në çështjet e mjedisit, si dhe të drejtimeve kryesore të sektorëve kyç në ekonomi.

Workshopi organizohet dhe lehtësohet nga një konsorcium organizatash, i kryesuar nga Monkey Forest Consulting Ltd, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Mjedisit, dhe përfshin ekspertë të lartë ndërkombëtarë mjedisorë, socialë dhe të shëndetit dhe të sigurisë.
Përmes shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të lehtësuesve dhe të pjesëmarrësve në workshop, do të mund të qartësohen kërkesat dhe të identifikohen sfidat specifike për Shqipërinë.

I ndarë në sesione të ndryshme, përgjatë 5 ditëve të workshopit, në dy ditët e para do të synohen në mënyrë më specifike menaxherët e projekteve, pronarët dhe menaxherët e kompanive kombëtare konsulente. Dita e tretë dhe e katërt do të ketë një fokus më teknik me sesione mbi cështjet e mjedisit, të shëndetit dhe sigurisë dhe ato sociale hasur shpesh në projektet e BERZH. Ndërsa dita e pestë është planifikuar për prezantimin dhe diskutimin e rasteve studimore të klientëve të BERZH-it, të ndihmuara nga specialistë të lartë të BERZH-it.

Thursday, March 12, 2015

Komunitete të forta e të begata përgjatë lumenjve ndërkombëtarë.

“Një burim ujor është një pasuri e padiskutueshme, burim i jetës dhe zhvillim për njerëzit. Kësisoj ai duhet trajtuar si i tillë, të respektohet dhe të trajtohet me kujdes, në mënyrë që të vazhdojë të jetë burim i jetës dhe për brezat në vijim. Ne të gjithë bashkë, pavarësisht kufinjve të shteteve bashkohemi nën të njëjtin qëndrim: uji do menaxhohet në dobi të të gjithë palëve, natyra dhe cilësia e tij nuk preket as tjetërsohet!” – kështu shpreh kryetari i Bashkisë së Dibrës së Madhe, Z. Ruzhdi Lata në takimin ndërkombëtar të mbajtur në Shkodër më 9-10 Mars në kuadër të programit CRESSIDA.

Në këtë takim shumëpalësh, të njëjtin qëndrim dhe angazhim ndanë dhe dy zëvëndës Ministrat e Mjedisit të Shqipërisë dhe Maqedonisë, Znj. Oliana Ifti dhe Z. Stevo Temelkovski. Ata paraqitën një panoramë të gjerë të përpjekjeve të vendeve respektive dhe marrëdhënive dypalëshe, të cilat sot më shumë se kurrë janë nën vëmëndjen dhe interesin për t’u ngritur në nivel më bashkëkohor.
Në veprimtarinë e organizuar në Shkodër u mblodhën sëbashku rreth 60 përfaqësues nga niveli kombëtar dhe vendor nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova për të diskutuar mbi sfidat lokale dhe mundësitë për menaxhimin e drejtë të burimeve ujore, për përkthimin e objektivave të zhvillimit qëndrueshëm në nivel të vendeve që shtrihen përgjatë lumit Drin. Ky aktivitet erdhi si vijim i Akademisë së Zhvillimit të Qëndrueshëm të Venecias, me qëllim mbështetjen më tej të bashkëpunimit ndërmjet komuniteteve vendore si një element i rëndësishëm i programt.

Veprimtaria u bashkërendua në ndarje mendimesh dhe ballafaqim sfidash nga bashkitë e tre shteteve që shtrihen përgjatë Lumit Drin, më konkretisht bashkitë e Ohrid, Debarcës, Dibrës, Peshkopisë, Kukësit, Shkodrës, Istogut, Gjakovës dhe Rahovecit, të cilat janë dhe përfituese të programit në 5 vitet në vijim.

“Një rrugëtim qindra kilometërsh, nis me një hap të vetëm” - në këtë proverb të lashtë kinez, e bazoi fjalën dhe këshillat e tij Z. Lek Kadeli, Asistet Administrator në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të SHBA-së (USEPA) Zyra e Kërkimit dhe Zhvillimit. Ai i nxiti komunitetet të jenë proaktive dhe të fokusohen në çështjet kyçe të zhvillimit vendor duke përdorur sa më shumë përvojat dhe mjetet që janë në dispozicion.

Bazuar në nevojat e bashkive një set modern mjetesh praktike pune për zyrtarët që menaxhojnë burimet ujore u soll nga përvoja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej kërkuesve shkencor të USEPA, të cilët e ndjekin me shumë angazhim projektin dhe qëndrojnë të gatshëm të furnizojnë komunitetet vendore me mjete të cilat nuk mund t’i sigurojë vetë.

Zyrtarët e njësive vendore, në punët e përbahskëta gjateë aktivitetit, idetifikuan një sërë çështjesh të cilat i ndajnë nën të njëjtin shqetqësim dhe që e kanë foikusin në planet e menaxhimit të ujit, të cilat duhet të jenë të koherencë ndërmjet tyre pavarësisht njësisë dhe shtetit si dhe unifikimi i të dhënave shkencorë, të cilat do të ndihmojnë një hartimin e strategjive të sakta dhe dobiprurëse.
Ky aktivitet vijon me tej në Sarajevë, ku përfaqësues përgjatë lumit Drina do të ulen sëbashku e diskutojnë sfidtat e gjenë zgjidhje të shëndosha për komunitetet e tyre.

Programi ndërkombëtar CRESSIDA “forcimi i elasticitetit/përballueshmërisë të komuniteteve vendore për zhvillim të qëndrueshëm në pellgjet ndërkombëtare ujëmbleshëse të lumenjve Drin dhe Drina”, zbatohet nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), për Evropën Qendrore dhe Lindore në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Agjencisë Amerikane të Mbrojtjes së Mjedisit (USPEA)

Monday, March 9, 2015

KSAMIL: RRJETI “ECIM”, BASHKON NE NJE TRYEZE NDERGJEGJESUESE AKTORET KRYESORE VENDIMARRES PER T’U PRERE RRUGEN KRIMEVE MJEDISORE NE ISHUJT E KSAMILIT DHE DEMTIMIT TE LAGUNES SE VRINES.

Rrjeti mjedisor “ECIM”, bashkoi se fundi ne nje Tryeze ndergjegjesuese ne e Ksamilit aktoret kryesore vendimarres lokale me focus : “Aksion ndergjegjesues ne mbrojtje te pasurive natyrore dhe turistike”te rajonit Ksamil-Butrint –Vrine, territor I Parkut Kombetar te Butrintit. Tryeza u inicuar nga Qendra “Grupimi Ekolevizja” dhe partneri lokal ne Sarande Agjencia AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) ,u mundesua me mbeshtetjen e Qendres Rajonale te Mjedisit (REC), ne kuader te Programit SENiOR-A. Ne kete veprimtari pervec disa organizatave te grupimti “ECIM”, te kryesuar nga Xhemal Mato, ishin te pranishem kryetari I komunes se Ksamilit Besnik Abedini dhe specialiste te zyres se urbanistikes dhe territorit , specialiste te mjedisit te Zyres se Administrimit dhe Koordinimit te Butrintit, te DSHPyjor te Sarandes, te rinj gjimnaziste dhe mesues nga shkolla e mesme e kesaj qyteze bregdetare, njerez te mediave kombetare e lokale, OJF locale, etj,.Ne Tryezen mjedisore pergatitur ne kuader te projektit “Ekosistemi I Komunikim Informimit mjedisor”mori pjese edhe zevendesprefekti I Sarandes, Ilir Hysi. Tryeza u karakterizua nga fryma e debatit dhe bashkepunimit. “Prej disa vitesh eshte lejuar qe ne nje zone te mbrojtur te Parkut te kryhet nje krim mjedisor nepermjet germimeve dhe tjetersimeve vrastare te mjedisit dhe peisazhit, -u shpreh drejtuesi i “AJMMI”-t, Shkelqim Hajno,bashkmoderator I aktivitetit. Xhemal Mato, drejtues i Qendres “Grupmi Ekolevizja” dhe njekohesisht i rrjetit “ECIM” theksoi se “Ne synojme te bashkepunojme me pushtetin lokal, jo vetem duke e nxitur por edhe duke zbatuar aktivitete konkrete per rehabilitimin e ishullit” Kryekomunari I Ksamilit Besnik Abedini ne trajtesen trajtesen falenderoi nismetaret e kesaj Tryeze duke shprehur gadishmerine per bashkepunime afatgjata me Ekolevizjen dhe Agjencine “AJMMI”nepemjet eksperteve ted he kapaciteteve dhe ekspertizes qe ky grupim mjedisor.Ne trajtesen “Komuna Ksamil perballe demtimit te mjedisit gjate 20 viteve te fundit" , titullari I komunes vuri ne dukje se ky institucion vendor “ ka denoncuar ne prokurori demtuesit e ishullit te Ksamilit dhe prêt ndeshkimin per kete krim mjedisor “Nder trajtesat e tjera ne Tryezen e Ksamiliut ishin edhe "Menaxhimi mjedisor i Parkut Kombetar te Butrintit, arritje, sfida e probleme” , nga specialisti i mjedisit ne Parkun Kombetar Everest Elmazaj ,etj,. Nga ana e tij zvprefekti i Sarandes,Ilir Hysi, duke e vleresuar ne menyre te vecante rendesine e nismen se organizatave mjedisore per bashkepunim dhe aksione konkrete per ruajtjen e mjedisit, premtoi nje rol me aktiv te nenprefektures qe ai drejton ne koordinimin e disa aktoreve si Parku i Butirntit, DSHPyjor, Komua e Ksamilit ,etj,.Rreth problematikes se rehabilitimiti te njerit prej ishujve te germuar te Ksamilit, u sollen rekomandime te specialistit te pyjeve ing.Kristo Kauri dhe eksperti i mjedisit, Ali Coka. Tryeza mjedisore e Ksamilit permes ideve, debateve dhe fjales se eksperteve, u perqendrua ne dy drejtime kryesore: Sensibilizimi I aktoreve dhe opinionit publik per parandalimin e demtimeve te metejshme ne brigjeve te Ksamilit dhe ishujve te tij si dhe ne pergatitje dhe gadishmerine e grupimit “ECIM” per nje nderhyrje rehabilituese te ishullit me te demtuar te Ksamilit dhe vemendjes se eksperteve per ta rikthyer atene nje atraksion mjedisor e turistik.” Nese Ksamilit do t’i hiqeshin ishujt, ai do te humbiste nje burim natyror per zhvillimin e rajonit nga turizmi. Njekohesisht do te humbisnim nga kenaqesia estetike, peizazhi qe keto ishuj ofrojne” – theksoi ne kete takim shumepalesh drejtuesi i Ekolevizjes, Xhemal Mato. Nje tjeter fokus i Tryezes mjedisore te mesiperme ishte edhe parandalimi i nje rreziku te mundshem qe i kanoset lagunes se fushes se Vrines nga tharja.Kjo lagune ka statusin e Konventes Nderkombetare Ramsar. Per kete do te pregatitet nje Leter Vemendje, drejtuar disa ministrive. Gjate nje konference per shtyp ne perfundim te Tryezes se Ksamilit, organizatoret e ketij eventi mjedisor, bene te ditur se brenda muajit dhjetor, bashkepunimi nderinstitucional Nenprefekture-Komune-Park Kombetar DSHPyjor me grupimiin mjedisor “ECIM”, do te formalizohet me nje Marreveshje Bashkepunimi disa vjecar,duke percaktohen hapat e planit te veprimit mjedisor dhe sensibilizimit te komuniteteve vendase. Tryeza mjedisore e Ksamilit u permbyll me viziten studimore te pjsemarresve pergjate bregdetit te Ksamilit dhe prane ishujve me te njejtin emer. Ne nentor te 2005 Keshilli i Ministrave vendosi zgjerimin e Parkut Kombetar te Butrintit me nje siperfaqe prej 86 km².duke perfshire ne drejtimin perendimor edhe kater ishujt e Ksamilit.