Wednesday, July 16, 2014

Sarande, Zbulohet vatra e dyte me helme kimike te groposura.




SARANDE/ Zbulohet ne Sarande, nje vater tjeter me helme kimike te groposura pas renies se regjimit komunist.
Burime te organizates AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), pjese e rrjetit mjedisor “ECIM” (“Ekosistemi I nformimit mjedisor”) qe vepron ne kuader te nje projekti te mbeshtetur nga REC Shqiperi; bene te ditur ne nje komunikate per mediat  se  “te dielen, pas nje investigimi disa mujor, ne nje zone bujqesore, ne Sarande, u zbulua nje sipërfaqe prej rreth 200 m/2, me sasira helmesh kimike te groposura.
 Sipas AJMMI-t dhe zyrtareve te komunes Lukove, ku ndodhet vatra e kantaminuar, “groposja e helmeve kimike eshte bere ne vitin 1992, kur disa kamiona tip “Ifa” te ngarkuara me helme kimike me perdorim bujqesor , jane transportuar nga ish baza e bujqesise te Sarandes ne Metoq, drejt fushes bujqesor prane Volloderit (midis komuens Lukove dhe bashise Sarande).”
Sipas ekologut te njohur Xhemal Mato,drejtues I grupimit “Ekolevizja “  dhe I rrjetit “ECIM”, i pranishem ne çastin e zbulimit te  vatres se kontaminuar  ne Sarande, Ky fakt tregon se nentoka bujqesore e Shqiperise, shpesh I ngjan nje zone te minuar, me rrezik per  jeten e banoreve dhe me pasoja per  ndotjen kimike te prodhimeve bujqesore e blegtorale”.
Mesohet se kryetari I komunes se Lukoves, Vladimir Kumi,ka bashkepunuar dhe ka ndihmuar organizaten  “AJMMI “per zbulimin dhe izolimin e vatres se kontaminuar me helme kimike.
Pak muaj me pare, nje tjeter vater me helme kimike te groposura u zbulua serish nga AJMMI dhe rrjti “ECIM” ne afersi te fshatit Finiq.///   

Sarandë, zbulohen kimikate të groposura

Aktivistët e organizatave në mbrojtje të mjedisit zbuluan në Sarandë një vatër të dytë ku në fillim të viteve ‘90 janë groposur kimikate të rrezikshme.

Sipas organizatës AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) bëhet e ditur se ditën e dielë është finalizuar hetimi për gjetjen e një sasie të madhe kimikatesh të groposura.

Sipas ekologjistëve dhe zyrtarëve të komunës Lukovë, ku ndodhet vatra e kontaminuar, groposja e helmeve kimike është bërë në vitin 1992, kur disa kamionë të ngarkuar me helme kimike me përdorim bujqësor, transportuan nga ish-baza e bujqësisë të Sarandës në Metoq, drejt fushës bujqësore pranë Volloderit fuçitë ku ndodheshin kimikatet.

Sipas ekologut Xhemal Mato, i pranishëm në çastin e zbulimit të vatrës së kontaminuar në Sarandë, ky fakt tregon se nëntoka bujqësore e Shqipërisë, shpesh i ngjan një zonë të minuar, me rrezik për jetën e banorëve dhe me pasoja për ndotjen kimike të prodhimeve bujqësore e blegtorale.

Pak muaj më parë, një tjetër vatër me helme kimike të groposura u zbulua sërish nga e njëjta organizatë në afërsi të fshatit Finiq. 

/ Top Channel

Tuesday, June 17, 2014

Rreth 600 m katror pyll ne ishullin e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK të nje locali pa leje.
                                           - Agjencia AJMMI-Sarandë.-

 Një siperfaqe prej rreth 600 metra katror pyll ne nje prej kater ishujt e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK te nje locali pa leje. Per shkak te rendesise se vecante ketij ishulli si pjesë e Parkut Kombetar te Butrintit,njeheresh edhe me statusin Monument Natyre (VKM)/sot shkuan ne vendngjarje per inspektim drejtori I Zyres se Sherbimit Pyjor ne Sarandë , ing.Kristo Kauri dhe perfaqesues te organizates AJMMI,e cila tre muaj me pare zbatoi ne ishullin tjeter fqinj, nje mikroprojekt rehabilitimi te gjelber me mbështetjen e REC Shqiperi,ne kuader te programit SENiOR-A te qeverise suedeze.
      Sipas ekspertit te AJMMI-t Kristo Kauri,”INUK nuk kishte marre masa per parandalimin e ndonje zjarri te mundshem gjate aksionit te prishjes se objektit me lende plasese dhe as nuk e njoftoi repatin zjarrfikes te Sarandes”. Ing. Kauri vuri ne dukje se “Nga zjarri eshte djegur perfundimisht nje sipërfaqe prej mbi 600 m katror e cila ne kushte normale do te rehabilitohej per 25-30 vjet. “Se bashku me Agjencine AJMMI,po shikojme mundesine qe te realizojme edhe ne kete ishull nje nderhyrje rehabilituese gjate muajve te vjeshtes dhe dimrit,duke aplikuar per ndonje projekt mbeshtetje”-tha ing.Kristo Kauri,ekspert I AJMMI-t.
   Objekti lokal bar-restorant, i ndertuar ne nje nga kater ishujt e Ksamilit, u shemb gjatë një shpërthimi me telekomande nga INUK, ne kushtet e mungeses se dokumentacionit ligjor urbanistik.   
        Ne rajonin jugor te vendit, ky eshte rasti I  pare qe nje nderhyrje me lënde plasëse per prishje te objekteve pa leje, pasohet me nje zjarr dhe demtim te siperfaqeve pyjore, ne nje zone te ruajtur, sic jane ishujt e Ksamilit, pjese e Parkut kombetar Butrint dhe me status Monument Natyre. ///AJMMI//