Wednesday, July 16, 2014

Sarande, Zbulohet vatra e dyte me helme kimike te groposura.




SARANDE/ Zbulohet ne Sarande, nje vater tjeter me helme kimike te groposura pas renies se regjimit komunist.
Burime te organizates AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), pjese e rrjetit mjedisor “ECIM” (“Ekosistemi I nformimit mjedisor”) qe vepron ne kuader te nje projekti te mbeshtetur nga REC Shqiperi; bene te ditur ne nje komunikate per mediat  se  “te dielen, pas nje investigimi disa mujor, ne nje zone bujqesore, ne Sarande, u zbulua nje sipërfaqe prej rreth 200 m/2, me sasira helmesh kimike te groposura.
 Sipas AJMMI-t dhe zyrtareve te komunes Lukove, ku ndodhet vatra e kantaminuar, “groposja e helmeve kimike eshte bere ne vitin 1992, kur disa kamiona tip “Ifa” te ngarkuara me helme kimike me perdorim bujqesor , jane transportuar nga ish baza e bujqesise te Sarandes ne Metoq, drejt fushes bujqesor prane Volloderit (midis komuens Lukove dhe bashise Sarande).”
Sipas ekologut te njohur Xhemal Mato,drejtues I grupimit “Ekolevizja “  dhe I rrjetit “ECIM”, i pranishem ne çastin e zbulimit te  vatres se kontaminuar  ne Sarande, Ky fakt tregon se nentoka bujqesore e Shqiperise, shpesh I ngjan nje zone te minuar, me rrezik per  jeten e banoreve dhe me pasoja per  ndotjen kimike te prodhimeve bujqesore e blegtorale”.
Mesohet se kryetari I komunes se Lukoves, Vladimir Kumi,ka bashkepunuar dhe ka ndihmuar organizaten  “AJMMI “per zbulimin dhe izolimin e vatres se kontaminuar me helme kimike.
Pak muaj me pare, nje tjeter vater me helme kimike te groposura u zbulua serish nga AJMMI dhe rrjti “ECIM” ne afersi te fshatit Finiq.///   

No comments:

Post a Comment