Rreth 600 m katror pyll ne ishullin e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK të nje locali pa leje.
- Agjencia AJMMI-Sarandë.-
Një siperfaqe prej rreth 600 metra katror pyll ne nje prej kater ishujt e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK te nje locali pa leje.
Per shkak te rendesise se vecante ketij ishulli si pjesë e Parkut Kombetar te Butrintit,njeheresh edhe me statusin Monument Natyre (VKM)/sot shkuan ne vendngjarje per inspektim drejtori I Zyres se Sherbimit Pyjor ne Sarandë , ing.Kristo Kauri dhe perfaqesues te organizates AJMMI,e cila tre muaj me pare zbatoi ne ishullin tjeter fqinj, nje mikroprojekt rehabilitimi te gjelber me mbështetjen e REC Shqiperi,ne kuader te programit SENiOR-A te qeverise suedeze.
Sipas ekspertit te AJMMI-t Kristo Kauri,”INUK nuk kishte marre masa per parandalimin e ndonje zjarri te mundshem gjate aksionit te prishjes se objektit me lende plasese dhe as nuk e njoftoi repatin zjarrfikes te Sarandes”. Ing. Kauri vuri ne dukje se “Nga zjarri eshte djegur perfundimisht nje sipërfaqe prej mbi 600 m katror e cila ne kushte normale do te rehabilitohej per 25-30 vjet.
“Se bashku me Agjencine AJMMI,po shikojme mundesine qe te realizojme edhe ne kete ishull nje nderhyrje rehabilituese gjate muajve te vjeshtes dhe dimrit,duke aplikuar per ndonje projekt mbeshtetje”-tha ing.Kristo Kauri,ekspert I AJMMI-t.
Objekti lokal bar-restorant, i ndertuar ne nje nga kater ishujt e Ksamilit, u shemb gjatë një shpërthimi me telekomande nga INUK, ne kushtet e mungeses se dokumentacionit ligjor urbanistik.
Ne rajonin jugor te vendit, ky eshte rasti I pare qe nje nderhyrje me lënde plasëse per prishje te objekteve pa leje, pasohet me nje zjarr dhe demtim te siperfaqeve pyjore, ne nje zone te ruajtur, sic jane ishujt e Ksamilit, pjese e Parkut kombetar Butrint dhe me status Monument Natyre. ///AJMMI//
No comments:
Post a Comment