Wednesday, July 16, 2014

Sarande, Zbulohet vatra e dyte me helme kimike te groposura.




SARANDE/ Zbulohet ne Sarande, nje vater tjeter me helme kimike te groposura pas renies se regjimit komunist.
Burime te organizates AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), pjese e rrjetit mjedisor “ECIM” (“Ekosistemi I nformimit mjedisor”) qe vepron ne kuader te nje projekti te mbeshtetur nga REC Shqiperi; bene te ditur ne nje komunikate per mediat  se  “te dielen, pas nje investigimi disa mujor, ne nje zone bujqesore, ne Sarande, u zbulua nje sipërfaqe prej rreth 200 m/2, me sasira helmesh kimike te groposura.
 Sipas AJMMI-t dhe zyrtareve te komunes Lukove, ku ndodhet vatra e kantaminuar, “groposja e helmeve kimike eshte bere ne vitin 1992, kur disa kamiona tip “Ifa” te ngarkuara me helme kimike me perdorim bujqesor , jane transportuar nga ish baza e bujqesise te Sarandes ne Metoq, drejt fushes bujqesor prane Volloderit (midis komuens Lukove dhe bashise Sarande).”
Sipas ekologut te njohur Xhemal Mato,drejtues I grupimit “Ekolevizja “  dhe I rrjetit “ECIM”, i pranishem ne çastin e zbulimit te  vatres se kontaminuar  ne Sarande, Ky fakt tregon se nentoka bujqesore e Shqiperise, shpesh I ngjan nje zone te minuar, me rrezik per  jeten e banoreve dhe me pasoja per  ndotjen kimike te prodhimeve bujqesore e blegtorale”.
Mesohet se kryetari I komunes se Lukoves, Vladimir Kumi,ka bashkepunuar dhe ka ndihmuar organizaten  “AJMMI “per zbulimin dhe izolimin e vatres se kontaminuar me helme kimike.
Pak muaj me pare, nje tjeter vater me helme kimike te groposura u zbulua serish nga AJMMI dhe rrjti “ECIM” ne afersi te fshatit Finiq.///   

Sarandë, zbulohen kimikate të groposura

Aktivistët e organizatave në mbrojtje të mjedisit zbuluan në Sarandë një vatër të dytë ku në fillim të viteve ‘90 janë groposur kimikate të rrezikshme.

Sipas organizatës AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) bëhet e ditur se ditën e dielë është finalizuar hetimi për gjetjen e një sasie të madhe kimikatesh të groposura.

Sipas ekologjistëve dhe zyrtarëve të komunës Lukovë, ku ndodhet vatra e kontaminuar, groposja e helmeve kimike është bërë në vitin 1992, kur disa kamionë të ngarkuar me helme kimike me përdorim bujqësor, transportuan nga ish-baza e bujqësisë të Sarandës në Metoq, drejt fushës bujqësore pranë Volloderit fuçitë ku ndodheshin kimikatet.

Sipas ekologut Xhemal Mato, i pranishëm në çastin e zbulimit të vatrës së kontaminuar në Sarandë, ky fakt tregon se nëntoka bujqësore e Shqipërisë, shpesh i ngjan një zonë të minuar, me rrezik për jetën e banorëve dhe me pasoja për ndotjen kimike të prodhimeve bujqësore e blegtorale.

Pak muaj më parë, një tjetër vatër me helme kimike të groposura u zbulua sërish nga e njëjta organizatë në afërsi të fshatit Finiq. 

/ Top Channel

Tuesday, June 17, 2014

Rreth 600 m katror pyll ne ishullin e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK të nje locali pa leje.
                                           - Agjencia AJMMI-Sarandë.-

 Një siperfaqe prej rreth 600 metra katror pyll ne nje prej kater ishujt e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK te nje locali pa leje. Per shkak te rendesise se vecante ketij ishulli si pjesë e Parkut Kombetar te Butrintit,njeheresh edhe me statusin Monument Natyre (VKM)/sot shkuan ne vendngjarje per inspektim drejtori I Zyres se Sherbimit Pyjor ne Sarandë , ing.Kristo Kauri dhe perfaqesues te organizates AJMMI,e cila tre muaj me pare zbatoi ne ishullin tjeter fqinj, nje mikroprojekt rehabilitimi te gjelber me mbështetjen e REC Shqiperi,ne kuader te programit SENiOR-A te qeverise suedeze.
      Sipas ekspertit te AJMMI-t Kristo Kauri,”INUK nuk kishte marre masa per parandalimin e ndonje zjarri te mundshem gjate aksionit te prishjes se objektit me lende plasese dhe as nuk e njoftoi repatin zjarrfikes te Sarandes”. Ing. Kauri vuri ne dukje se “Nga zjarri eshte djegur perfundimisht nje sipërfaqe prej mbi 600 m katror e cila ne kushte normale do te rehabilitohej per 25-30 vjet. “Se bashku me Agjencine AJMMI,po shikojme mundesine qe te realizojme edhe ne kete ishull nje nderhyrje rehabilituese gjate muajve te vjeshtes dhe dimrit,duke aplikuar per ndonje projekt mbeshtetje”-tha ing.Kristo Kauri,ekspert I AJMMI-t.
   Objekti lokal bar-restorant, i ndertuar ne nje nga kater ishujt e Ksamilit, u shemb gjatë një shpërthimi me telekomande nga INUK, ne kushtet e mungeses se dokumentacionit ligjor urbanistik.   
        Ne rajonin jugor te vendit, ky eshte rasti I  pare qe nje nderhyrje me lënde plasëse per prishje te objekteve pa leje, pasohet me nje zjarr dhe demtim te siperfaqeve pyjore, ne nje zone te ruajtur, sic jane ishujt e Ksamilit, pjese e Parkut kombetar Butrint dhe me status Monument Natyre. ///AJMMI//

Friday, June 6, 2014

Shpallen fituesit e Konkursit te AJMMI-t.

Shpallen fituesit e Konkursit te AJMMI-t.:“Unë, e dua Sarandën te gjelber”.



 “AJMMI”, permbyll konkursin  mjedisor-arsitik  të shkollave  me teme: “Unë, dua Sarandën te gjelber”.

Agjencia “AJMMI(Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit),pjese e rrjetit mjedisor “ECIM”,  permbylli sot(e premte) Konkursin  dy mujor te piktoreve te shkollave 9 vjeçare te Sarandes me tematike ”Unë, e dua qytetin të gjelber”.Veprimtaria u finalizua me ekspoziten e rreth 60 punimeve me  e mira ,te kuruara  ne nje mjedis te hapur dhe te gjelber ne parkun “Miqesia”ne zemer te qytetit brengdetar. Sipas burimeve zyrtare te kesaj organizate, ky event sensibilizues, mjedisor dhe artistik, u organizua ne kuader te projektit “Ekosistemi i komunikim-informimit mjedisor”(“ECIM” )I  financuar nga REC –Shqiperi dhe I financuar nga program SENiOR-A I qeverise suedeze.
Aktiviteti u ndoq nga  qindra nxenese mesues  te shkollave te qytetit,prinder,qyetare dhe turiste te huaj qe frekuentojne Saranden keto dite filimqershori.Kane qene te pranishem edhe disa autoritete te bashkise Sarande, biznesmene ,keshilltare bashkiake, veprimtare te “AJMMI”-t,miq te mjedisit,etj,
Në kete rast, nje juri shpalli edhe fituesit e cmimeve per punimet më të mira.Cmimet, simbolizonin njeheresh edhe perkujtimin e piktoreve dhe skulptoreve te shquar shqiptare nder vite.Ҫmimi I pare “Vangush Mio”,u fitua nga Teuta Liçaj e shkolles jopublike “Dea”,me çmim te dyte “Kolë Idromeno”,u vleresuan punimet e Anxhel Muços dhe Jona Gjonit;.Te gjitha çmimet mbanin emrat e disa prej autoreve te mirenjohur te arteve pamore shqiptare si çmimi”Zef Kolombi,””Odhise Paskali”,”Kel Kodheli”,”Motrat Zengo”,” Danish Jukniu”,”Safo Marko”,”Nestor Jonuzi”,etj,. Sipas drejtuesit te “AJMMI”-t Shkelqim Hajno, ishte impresionue mjaft punime nxenesve me gjtje artistike te cilet percillnin refuzimin e betonit  dhe aspiraten per nje qytet me te bukur, pra me te gjelber”.Kryetari I jurisë se ketij konkursi ,Edmond Llaçete larmia e teknikave qe rroku ky event artistiko-mjedisor, sollen punime te arrira ne akuarel,pastel,laps,po edhe vaj ne kanavace,cka flet per nje grup nxenesish te talentuar “.
Ne kete veprimtari u shperndane edhe bluzat promocionale mjedisore per qytetin me lejtmotivin “Une e dua Saranden te gjelber”dhe me logot e REC,"ECIM” dhe AJMMI.//// /
                                  Olsjana NIKOLLA-AJMMI