GJEOPARQET
DHE GJEOMONUMENTET E RRETHIT TE SARANDES.
afatserjani@gmail.com
NE KUADRIN TE STUDIMIT: “INVENTARI
I UNIFIKUAR I GJEOMONUMENTEVE TE SHQIPERISE” DHE PROPOZIMIT PER INKLUDIMIN
NE LISTEN BASHKANGJITUR VKM NR. 676, DT.20.12.2002, SHESHE NE MBROJTJE SI
GJEOMONUMENTE DHE GJEOPARQE TE NATYRES SHQIPTARE PO VAZHDOJME PER VITIN 2013 TE
FORMULOJME LISTEN PARAPRAKE TE PREFEKTURES SE VLORES.
ME POSHTE PARAQITEN GJEOPARQET
DHE GJEOMONUMENTET E RRETHIT TE SARANDES.
Se pari, me
poshte jepet lista e gjeomonumenteve dhe e objekteve e gjeoparqeve qe meritojne
te vleresohen per tu inkluduar ne VKM per njohje dhe ruajtje.
Lista eshte
paraprake, prandaj duhet te shikohet me verejtje si nga grupi i projektit po
ashtu edhe nga gjeologet dhe
gjeografet qe kane punuar ne kete rreth.
Si do te shikoni jo per te gjitha gjeomonumentet ka pershkrim te hollesishem.
Se dyti, gjeomonumente
jane ndare sipas rendesise ne regjionale (nderkomebetare), nacionale dhe
lokale. Gjeomonumente me vlera lokale, mendoj se nuk eshte e nevojshme te
kerkohet te inkludohen ne VKM si sheshe ne mbrojtje. E njejta gje mund te
thuhet edhe per disa gjeomonumente ekonomike (vendburime), te cilat ne rast
nevoje do ti neneshtrohen shfrytezimit, duke ruajtur pjese apo prerje me te
spikatura me karakter didaktik.
Se treti, te gjitha burimet ujore, per rendesine e
madhe te tyre ne kuadrin e ngrohjes globale dhe shpellat, te cilat kane edhe
nje ligj me vehte, patjeter do te duhet te futen ne gjeomonumente me vlera
kombetare per ruajtje.
Se katerti, disa nga gjeomonumentet e dhena me poshte jane marre nga
Lista bashkangjitur VKM nr. 676, dt. 20.12.2002, per te cilat nuk jemi shume te
qarte se sa vlera kane.
Por ketu mund
te kete edhe perseritje apo paqartesi te tjera, prandaj duhet pare me kujdes
nga juve. Pershkrimi i hollesishem i gjeomonumenteve eshte bere ne Inventarin e
Pare (ne kllapa tregohet indeksi per seicilin gjeomonument), ndersa per
monumentet natyrore te inkluduara ne listen bashkangjitur VKM Nr. 676, dt.
20.12.2002 (Lista jepet ne fund te ketij materiali), pershkrimi gjendet ne
materialin e Ministrise se Mjedisit.
Se pesti,
formularet e dixhitalizimit do te jene me vehte, gjithashtu per seicilin rreth
dhe do te jene pjese e studimit.
Se gjashti, theksojme se ne kete inventar, i cili desherojme te jete
i unifikuar dhe miratuar, jane inkluduar per here te pare dhe jane peshkruar
gjeoparqet e percaktuara nga ana jone, per seicin rreth.
RRETHI SARANDE
Rrethi Sarande. Siperfaqja:
730 km2. Ka 19 sheshe ne mbrojtje: 4 biodiversitet dhe 15
geodiversitet. Ne rrethin e Sarandes gjenden Parku Arkeologjik i Butrintit,
trashegimi kulturore, boterore e njohur dhe mbrojtur nga UNESCO, Ishujt e
Ksamilit dhe gjeoekosistemi i plazhit te Borshit. Po ne rrethin e Sarandes ka
mjafte gjeomonumente te rendesishme si gjij detar te bukur, shpella karstike,
kanione, ujvara, si dhe pyje e drure shekullore.
Ne studimin e gjeomonumenteve te
rrethit te Sarandes, krahas autoreve te ketij studimi, ka nje merite te veçante
gjeologu Spiro Laska, i cili ne
librin e tij PIQERASI (Patronimia,
toponimia dhe gjeografia e tyre) ka pershkruar shume shpella, qafa, burime dhe
monumente te tjera te natyres se kesaj
krahine.
Objekte te veçanta (Pikat Tuirstike,
arkeologjike, vende piktoreske):
Objekte arkeologjike:
Butrinti, qyeteti antik Onhezmi, Kalaja e Lekursit.
Plazhe turistike: Me
te njohura ne rrethin e Sarandes: Borshi, Buneci (Piqerasi), Gjiu i
Kakomese, Pllakat, Ksamili.
Pika turistike:Lekursi, Ksamili, Borshi, Kakome.
Saranda njihet me
emrin Onchesmas qysh ne Antikitet, nga
shekulli i IV-te. Emrin e sotem e ka nga manastiri Kristian me 40 shenjtore. Ne
qnder te qytetit jane bere zbulime arkeologjike, midis te cilave mozaiku i
madh, mbuluar me rere.
I.GJEOPARQE TE RRETHIT TE SARANDES
1.
Parku arkeologjik dhe natyror i Liqenit te Butrintit dhe ishujve te Ksamilit.
Qyteti antik i Butrintit perben nje nder
trashegimit kulturore me te rendesishme te vendit tone. Ai eshte shpallur
trashegimi kulturore boterore nen mbrojrjen e UNESCO-s.
Butrinti
arkeologjik vendoset ne ekstremin jugperendimor te liqenit te Butrintit,
pjeserisht ne te dy anet e kanalit te Vivarit. Ne zonen e Parkut arkeologjik
eshte rritur nje pyll i dendur, qe perben nje monument natyror (biodiversitet),
te veçante, ne mbrojtje. Ne anen perendimore te kreshtes gelqerore qe ndan
liqenin e Butrintit me detin jane formuar ishujt e Ksamilit, te cilat perbejne
nje bukuri te rralle natyrore. Aty, tashme jane ngritur plazhet nder me te
preferuarat ne rrethin e Sarandes.
Liqeni i Butrintit dhe qyteti antik jane vendosur ne pjesen me
juglindore te Shqiperise, per balle ishullit te Korfuzit.
Mund te
themi me bindje se liqeni-Laguna e Butrintit,
rrethuar me male ne te dy anet, me kanalin e Vivarit dhe ishujt e bukur
te Ksamilit, sebashku me qyetein antik te Butrintit me pyllin ne te, perbejne
nje gjeopark me vlera te medha te trashegimise kulturore dhe natyrore te vendit
tone.
Qyteti antik i
Butrintit.
Qytetri
antik i Butrintit si trashegimi
kulturore boterore njihet dhe mbrohet nga
UNESCO
Objektet
kryesore kulturore dhe natyrore te Butrintit jane si me poshte:
-Fortesa
trekendore.
-Kalaja
e Ali Pashe Tepelenes.
-Kalivo.
-Diapori.
-Flora
dhe fauna spektakulare.
-Speciet
unike.
Ne Butrint jane bere shume
germime dhe zbulime arkeologjike (Ceka, N., 2003). Butrinti gjendet 18 km ne
jug te Sarandes. Qyteti i Butrintit permendet per here te pare nga Hekateu ne
shekullin e VI (P.E), si pjese e Kaonit,
Shtetit Epirus. Ne kohe te Jul Cezarit (167 P.E.R.), gjate invadimit Romak, qyteti u kthye ne vendbanim Romak, por
Ali Pashai e shkeputi nga kolonite Venedikase. Butrinti arkeologjik provon se
gjate shekujve te 7te dhe 6-te P.E.R.,
Butrinti ishte nje qender protourbane, dhe gjate shekullit te 5-te u be qytete i plote. Gjate shekullit katerte
u ndertuan Agora, Bulevardi, Tempulli i vogel dhe Teatri qe kishte 1500 vende,
i ruajtur per fat deri ne ditete e sotme. Kompleksi i Teatrit dhe ndertesat e
tjera si Tempulli i Asklepit, porkua,
banjat, etj., perbejne pjesen me madheshtore te qytetit antik.
Gjate antikitetit te vonshem dhe
ne kohen e Mesjetes qyteti perseri lulezoi. Ndertimi i Baptisterise, qe eshte
objekti arkitekturor me i rendesishem i
periudhes se hershme Kristiane eshte i kesaj kohe. Baptisteria, me forme te
rrumbullakte dhe diameter 13.5m., eshte shtruar me mozaik shumengjyresh, me
forma te kafsheve ka vlera te veçanta artistike. Salla ka dy radhe kollana
granitike.
Objektet me te medha
arkeologjike te Butrintit jane: Amphitheatri, Porta e Kulles, Porta e
Luanit, Nympheumi, Tempulli mbi
teattrin, Sanctuari i Asclepiusit,Banjat RomakeSalla e mozaikut shume ngjyresh
me permasa 10.15X3.70m, disa objekte te perdorimit te perditshem etj.
Pylli i Butrintit dhe ishujt e Ksamilit jane inkluduar ne sheshet ne mbrojtje sipas VKM Nr.
676, Date 20.12.2002.
Komplesi i liqenit, lagunes, kanalit te Vivarit dhe
ishujt e Ksamilit jane formuar ne gelqeroret masiv me çarje te Liasit te
poshtem e te mesem. Laguna dhe vete liqeni i Butrintit jane formuar si
rezultat i levizjeve neotektonike dhe perbejne nje fenomen unikal ne ne
levizjet komunikuese reciproke me detin nepermjet kanalit te Vivarit. Ne
liqenin e Butrintit ka disa lloje peshqish dhe kultivohen midhje me shumice.
Qendra
Arkeologjike e Butrintit antik, sebashku me rezervatin e pyllit ne te, perbejne
trashegimi kulturorre dhe natyrore ne mbrojtje nga UNESCO. Qendra arkeologjike
e Butrintit sebashku me pyllin perbejne nje shembell konkret te nderthurjes se
trashegimise kulturore me ate natyrore.
Liqeni dhe Laguna e Butrintit,
sebashku me burimet e kripura te Bufit ne anen lindore dhe me ishujt e Ksamilit
ne perendim jane nje nder qendrat me te rendesishme arkeologjike dhe
gjeoekoturistike ne Shqiperi.
Ishujt e Ksamilit, te
formuar ne anen lindore te ngushtices se Korfuzit (Gjiri Tetranise ose kater
ishujve ne shqip), ne formacionin karbonatik, neritik te Liasit kane pamje
magjepsese. Gjiri eshte rreth 2.6km i
gjere. Ishujt perbejne nje ekosistem detar specifik me floren dhe faunen e
tyre, dhe me klimen detare. Per nje kohe te gjate, ne periudhen e monizmit kane
qene shpallur rezervat gjuetie. Ishujt e Ksamilit jane nje nder pikat me te
bukura dhe me te frekuentuara turistike te vendit. Sebashku me qytetin antik te
Butrintit, ishujt e Ksamilit jane bere shume terheqes per vizitore e pushues
vendes e te huaj.
2. Gjeoekosistemi Borsh-Bunec
Nga ana jone eshte
pershkruar si gjeoekosistem me vehte, por mendojme se plazhet e Borshit dhe
Bunecit, me burimet e shumta te ujrave te ftohta dhe me bimesine e
gjeomonumentet perreth perbejne nje gjeopark
bregdetar nga me interesantet dhe me te bukurit ne vendin tone e me gjere.
Eshte konsideruar si perl e bregdetit Jon dhe e vendit
tone. Plazhi i Borshit eshte rreth 3.2km i gjate. Pergjate bregdetit jane formuar 'oaze' te
vogla me klime suntropikale deri ne
tropikale. Sipas M. Kabo, F. Krutaj, A. Berxolli, plazhi i Borshit, i vendosur
midis dy perrenjve te shkurter malor ky 'oaz', mund te sherbeje per nje
gjeoekoturizem racional. Kjo pjese e bregdetit, sebashku me Himaren perbejne
'polin' me te nxehte ne Shqiperi.
Plazhi i Borshit zbardhon nga pastertia e reres dhe
zhavorit karbonatik e silicor. Ne anen jugore te plazhit, rreze shpatit dalin
shume burime karstike me uje te ftohte. Fusha e Borshit e sistemuar dhe kultivuar me agrume dhe ullinj i jep nje pamje
te veçante plazhit, ne sfondin e detit blu.
Ne mesin e fshatit, ne rrugen automobilistike rrjedh
burimi karstik i Borshit, ne mes te rrepeve shekullore, i cili perben nje
gjeomonumente me vlera turistike te veçanta per banoret dhe per udhetaret. Po
ketu gjendet vendburimi i travertinave me format karstike e koloidale nga me te
bukurat dhe me katarakte te vogla midis shkalleve te veçanta. Ne shpatin ne
veri te fshatit gjendet pushimi ne sedimentim me mineralizim uran-fosfatik.
Dritaria e mergeleve te Toarianit ose Ammonitico Rosso, ne rruge dhe dolomitet
masive ne krah te kanionit te Borshit gjitheashtu jane terheqese per amatoret e
gjeoshkencave.
Nbi keto, ne majen e
shkembit karbonatik ngrihet ne lartesine 303m mbi niveline detit ngrihet kalaja
e Borshit, si monument historik i krahines..
Plazhi i Bunecit gjendet
ne gryken e lumit te Bunecit, i cili sebashku me perrenjte qe derdhen ne te ka
furnizuar gjirin e Bunecit me material terrigjen, karbonatike e silicor. Plazhi
i Bunecit eshte vazhdim i atij te Borshit, nga i cili e ndan nje zone e vogel e
bregdetit me shpat te pjerret. Plazhi i Bunecit perfaqeson pjesen me te bukur
te vijes bregdetare prej 3,5km te
fshatit Piqeras. Mbi plazhin me rere te paster, me nje gjeresi prej 20-30m, ne
shpatet perreth lugines se grykederdhjes te
lumit te Bunecit gjelberon vegjetacioni i agrumeve, ullinjve, dhe bimeve
te tjera me gjelberim per gjate gjithe vitit. Lumi i Bunecit e merr rrjedhjen
nga Burimi i Bunecit ne shpatin e pjerret, ne kontaktin midis geleqeroreve te
vargmalit te Lavanit me flishin. Ne bregdetin midsi plazhit te Bunecit dhe atij
te Borshit gjendet burimi-kroi i Kines.
Ketu gjendet edhe limani me
portin e vogel te Bunecit.
Ne pershkrimet e gjeologut
Spiro Laska theksohet: “Klima mesdhetare, deti me kthjelltesine e tij, rera e
paster, plazhi gjate gjithe gjatesise, si dhe gjiret e bukura, lejojne
zhvillimin ne shkalle te gjere te turizmit, bile gjithevjetor”.
II. GJEOMONUMENTET E RRETHIT TE SARANDES
GJEOMONUMENTE ME VLERA REGJIONALE
(NDERKOMBETARE):
1. Laguna dhe
liqeni i Butrintit (Indeksi ne Inventarin e pare: V-g-20. Liqeni i Butrintit, dikur gji
deti, si rezultat i levizjeve neotektonike
me prirje ngritese, u nda nga deti, me te cilin lidhej vetem nepermjet
kanalit te Vivarit. Ketu, ne lashtesi, u ndertua qyteti i Butrintit, sot qendra artkeologjike me e
rendesishme e vendit. Qyteti u fundos gradualisht si rezultati levizjeve
neotektonike me sens ules, te cilat vazhdojne edhe sot. Pjesa veriore e
liqenit, ka qene lagune, si rezultat i prurjeve te lumenjve te kalases dhe
Bistrices. Ishte nje lagune-kenete e vertete
me te gjitha llojet tipike te kafsheve, shpendeve dhe bimeve. Me hapjen
e kanalit te Çukes u be edhe tharja e pjeseshme e kenetes , dhe rrjedhimisht,
prishja e ekujlibreve natyrore te meparshme.
2. Antiklinali i Bogazit (IV-15). Gjeomonument struktural. Gjendet ne vazhdimin jugor te
brezit antiklinali te Çikes, zona
Jonike. Perben nje fenomen gjeologjik-strukturor klasik, me bukuri te rralle. Ne nje siperfaqe te
vogel, çvishen nga erozioni dhe lumi i Pavlles, te dy krahet e kupoles
brahiantiklinale, me prerjen me te plote ne faqen veriore, e cila ngrihet 300m
mbi nivelin e shtratit te lumit. Ne nivelin me te thelle, ne te dy anet e
lumit, dalin gelqeroret masive me çarje te Liasit te poshtem e te mesem. Mbi
ta, me pushim ne sedimentim te tipit
'Hard Ground' vendoset nje
shterese e holle fosforit uran mbajtes ne faqen jugore, ndersa ne ate veriore
vendosen gelqerore me silicore te Jurasikut te siperm. Ne gelqeroret masive,
neritike te Liasit eshte infiltruar mineralizimi fosfatik uranmbajtes ne forme
damaresh, xhepash e folesh shume te çrregullta. Me punime gjeologjike eshte
zbuluar dhe vleresuar vendburimi i Bogazit me fosforite uranmbajtese. Fenomeni
i pushimit ne sedimentim verehet edhe ne nivelet e siperme te prerejes
antiklinalit, e cila shprehet me mungesen e horizontit fosfatik te Kretakut te
siperm ne kete strukture. Eshte gjeomonument-shehs ne mbrojtje sipas VKM Nr.
676, date 20.12.2002.
3. Gjiu i Kakomese (V-c-14).
Gjendet ne veri te Sarandes. Gjiu i Kakomese, me nje bukuri te rralle, futet
rreth 550m ne brendesi te tokes, me nje gjatesi prej rreth 2km. Ndertohet nga
formacioni karbonatik i Jurasik-Kretakut. Bregu lindor i tij eshte i bute, me
plazh pothuajse te virgjer, me rere karbonatike e silicore shume te paster.
Shpatet jugor dhe verior jane te pjerret, shkembor, te thepisur, me lartesi
rreth 15-20m. Faqet e gjirit te Kakomese gjelberojne nga vegjetacioni gjate
gjithe vitit. Ky gji dallohety per formen e rregullte, thellesine e detit, ujin
e paster blu, dhe klimen e shendetshme. Ne kodrat perreth ngrihen dy manastire,
ne pozicione shume piktoreske.
4.Gjiri i Qefalit.
Eshte nje gjeomonument tektono-struktural. Gjendet ne veri te Sarandes, ne
bregdetin e rivieres Joniane. Ketu, ne shpatet si mure abrazive te detit, dalin
formacionet karbonato-silicore mesozoike me rrudhosje te shumta, te cilat
formojne nje peisazh gjeologjik te
rralle. Rrudhat kane forma dhe permasa te shumellojshme. Larmia e ngjyrave te
shtresave vjen nga dallimet midis shkembinjve te bardhe karbonatike, gelqerore
pelagjik me ngjyrat e ndryshme te shtresave te holla silicore.
GJEOMONUMENTE ME VLERA NACIONALE:
1.Shpella e Xares
(V-d-35). Ndodhet ne fshatin Xare te Sarandes. Eshte nje nga shpellat me te
rendesishme te vendit. Ne kete shpelle jane gjetur instrumente te periudhrd de
Neandertalit, periudha me evjeter
humane e njohur ne Shqiperi.
2.Shpella e Xoxes ne Konispol ( Omerik) , (V-d-36). Gjendet ne lindje te Konispolit, ne malin
e Konispolit, ne krahun juglindor te antiklinalit te Bogazit. Eshte nje shpelle
me vlera arkeologjike, ne te cilen jane gjetur gjurme te jetes ne
lashtesi.
3. Shpella e Lukoves
ne Sarande
4. Stera e Galicave, Piqeras. Sipas S. Laskes, ndodhet ndermjet Gurit te mbire dhe
shpellave te Gjirokulles. Ka formen e nje pusi me siperfaqe 15X20m, ndersa
thellesia nuk dihet. Jehona e gurit te hedhur vazhdon gjate. Emri vjen nga zogjte 'lakuriq nate', te cilet
jane me shumice ne te.
5. Shpella e Bobotait,
ne malin e Piqerasit. Me kete shpelle lidhet legjenda e vajzes qe vrau
gjarperin me kusi.
6. Shpella e Katundishtit, Piqeras. Ndodhet mbi rrugen Piqeras-Borsh.
7. Shpella e Hile.
Ndodhet mbi burimin e Nikoqirit, ne afersi te kreshtes malore qe ndan shpatin
bregdetar nga lugina e Galishtit.
8. Shpella e Simos,
Piqeras. Ndodhet ndermjet perroit te Bathishtes se siperme dhe Qafe Dardhes,
poshte rruges se Zonjes. emri lidhet me çobanin qe e ka perdorur per bagetite.
9.Dalja e meregeleve me amonmite tek Manastiri (“Ammonitico Rosso”). Ne zonen bregdetare, ne veri te ishujve te
Ksamilit, ne perendim te Manastirit del pakua e mergeleve te kuq te
Toarianit me amonite. Pikerisht ne buze
te detit mergelet e Toarianit formojne mure shkembore qe bien thik ne det. Nga
ngjyra karakteristike vishnje ato dallohen qe larg. Eshte dakja me e spikatur
dhe me afert me rr ugen automobilistike.
10. Terracat detare te Borshit (V-g-19). Ne Borsh, tek shkalla e
Matogaxhait, dhe Buza e Pragomit, gjenden terracat detare, te formuara ne
bregun e dikurshem te detit. Dallohen gjurme
te relievit te vjeter abraziv, me formen e terracave detare. Jane
rezultat i veprimtarise neotektonike.
11. Qafe Bot (Indeksi: V-a-41).
Ka lartesi 125m mbi nivelin e detit. Perben nje formim erozional me konture te buta dhe ne
nivele te uleta (300-500m). Eshte nje nyje komumikimi midis
Konispolit (Shqiperi) dhe Filatit (Greqi). Eshte formuar ne gelqeroret e Kretakut.
12. Burimet e kripura te Mullirit te Rrezes. Ne lindje te liqenit te Butrintit, ne kontaktin e mbuluar
te str4uktures karbonatike te Milese me formacionin evaporitik te Mursise dalin
burime te medha te ujrav te kripura. Burimet dalin nga thellesia dhe kane debit
te pa ndryshueshem.
13. Kanioni i Borshit (V-b-44).
Kanioni ose Gryka e Borshit eshte formuar nga lumi i Borshit ne prag te
zbritjes ne fushen bregdetare. Kanioni eshte 300m i thelle. Ketu lumi nderpret skajin me jugor te
antiklinalit te Çorrjave, me formacion karbonatik te Jurasik-Kretakut. Kjo
strukture ketu ngrihet pothuasjse vertikalisht. Ne anen lindore ne majen e
kreshtes ngrihet Kalaja e Borshit.
14. Burimet karstike te Fterres. Ne fshatin Fterre dalin burime te fuqishme ne
kontaktin e dolomiteve te Triasikut, te antiklinalit te Fterres me formacionin flishor te sinklinalit
Fterre-Borsh. Furnizimin e marrin nga baseni karstik karbonatik i brezit
Lavan-Fterre, pjese e brezit antiklinal te Kurveleshit..
15. Burimet kiarstike te Borshit. Dalin ne krye te fshatit Borsh, mbi vendburimin e
travertinave.Jane disa burime pak mbi rrugen automobilistike Borsh-Qeparo.
Perbejne objekt natyror gjeoturistik.
GJEOMONUMENTE LOKALE:
1. Qafa e Gjashtes
(V-a-40). Eshte ne pozicionin emocionues per vizitoret para se te hyjne ne
Sarande. Eshte qafa qe lidh luginen e Vurgut me Bregdetin e Sarandes dhe hyrja
kryesore per ne qytet nga krahinat e vendit. Ka lartesi 120m mbi nivelin e
detit.
2. Qafa e Shen Vasilit (V-f-19).
Eshte nje qafe erozionale, e formuar ne
kontaktin e shkembinjve me ndyshime te theksuara litologjike: Ne kontaktin e
gelqeroreve te struktures se Lavanit ne ekstremin jugor me flishin e
sinklinalit te Nivice-Bubarit. Kontakti duket qarte ne shpatin ne juglindje te
fshatit Shen-Vasil. Eshte nuje komunikimi midis vurgut dhe rivieres.
3. Qafa e Drrases
(V-f-20). Eshte nje qafe erozionale-tektonike-litologjike. Eshte formuar nga
erozioni i formacionit flishor te sinklinalit te Fterres, ne kontaktin tektonik
te tij me shkembinjte karbonatik te antiklinalve te Fterres ne lindje dhe
Çorrajve ne perendim. Perben nje qafe te rregullte me formen e germes 'U'.
Sherben si nyje komunikimi midis krahinave
te Fterres e Borshit ne jug, dhe lugines se Shushices ne veri.
4. Qafa e Valeve
(Indeksi: V-a-43). Eshte nje qafe
erozionale, e formuar ne sinklinalin e Valeve, midis malit te Fterres dhe atij te Luces,
ne lartesi 1250m mbi nivelin e detit. Eshte klasike, me formen e germes 'U'.
Eshte nyje komunikimi midis krahinave te
Borsh-Fterre, kalases dhe asaj te Kardhiqit te rrethit te Gjirokastres.
5. Qafe Kruath
(V-a-44). Ndodhet ne krahun lindor te antiklinalit Fterre-Galisht. Eshte nje dafe erozionale me lartesi 1055m.,
ne kreshten Lugje-Galisht. Sherben si nyje komunikimi midis lugines
Borsh-Fterre dhe pellgut te Kalases.
6. Kanioni i Leshnices
ne rrethin e Sarandes. Gjendet ne krahinen e thelle te Theollogos. Eshte
formuar nga lumi i Leshnices qe çan strukturen karbonatike.
III.
LISTA E SHESHEVE NE MBROJTJE PER RRETHI E SARANDES SI MONUMENTE TE NATYRES SHQIPTARE (Sipas VKM
nr. 676, dt. 20.12.2002)
Rrethi Sarande
1.
Rrapi i Nivices
2.
Rrapi i Shenvasise
3.
Rrapi i Dhivrit
4.
Shkeputje tektonike e
lloit shtytje – Borsh
5.
Faleze e vjeter –
Borsh
6.
Poria ( guri i
Porise) Borsh
7.
Gryka e Bogazit
8.
Kanoini i Leshnices
9.
Gjiri i Kakomese
10.Pllakat
e Sarandes
11.Shpella
e Konispolit
12.Shpella
e Lukoves
13.Kanali
i Vivarit
14.Liqeni
i Rezes
15.Burimet e kripura te Mullirit (Rrezes)
16.Burimet
karstike te Fteres
17.Pylli i Butrintit
18.Ishujt e Ksamilit
19.Ixuari
i Borshit
No comments:
Post a Comment