Wednesday, July 16, 2014

Sarande, Zbulohet vatra e dyte me helme kimike te groposura.




SARANDE/ Zbulohet ne Sarande, nje vater tjeter me helme kimike te groposura pas renies se regjimit komunist.
Burime te organizates AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit), pjese e rrjetit mjedisor “ECIM” (“Ekosistemi I nformimit mjedisor”) qe vepron ne kuader te nje projekti te mbeshtetur nga REC Shqiperi; bene te ditur ne nje komunikate per mediat  se  “te dielen, pas nje investigimi disa mujor, ne nje zone bujqesore, ne Sarande, u zbulua nje sipërfaqe prej rreth 200 m/2, me sasira helmesh kimike te groposura.
 Sipas AJMMI-t dhe zyrtareve te komunes Lukove, ku ndodhet vatra e kantaminuar, “groposja e helmeve kimike eshte bere ne vitin 1992, kur disa kamiona tip “Ifa” te ngarkuara me helme kimike me perdorim bujqesor , jane transportuar nga ish baza e bujqesise te Sarandes ne Metoq, drejt fushes bujqesor prane Volloderit (midis komuens Lukove dhe bashise Sarande).”
Sipas ekologut te njohur Xhemal Mato,drejtues I grupimit “Ekolevizja “  dhe I rrjetit “ECIM”, i pranishem ne çastin e zbulimit te  vatres se kontaminuar  ne Sarande, Ky fakt tregon se nentoka bujqesore e Shqiperise, shpesh I ngjan nje zone te minuar, me rrezik per  jeten e banoreve dhe me pasoja per  ndotjen kimike te prodhimeve bujqesore e blegtorale”.
Mesohet se kryetari I komunes se Lukoves, Vladimir Kumi,ka bashkepunuar dhe ka ndihmuar organizaten  “AJMMI “per zbulimin dhe izolimin e vatres se kontaminuar me helme kimike.
Pak muaj me pare, nje tjeter vater me helme kimike te groposura u zbulua serish nga AJMMI dhe rrjti “ECIM” ne afersi te fshatit Finiq.///   

Sarandë, zbulohen kimikate të groposura

Aktivistët e organizatave në mbrojtje të mjedisit zbuluan në Sarandë një vatër të dytë ku në fillim të viteve ‘90 janë groposur kimikate të rrezikshme.

Sipas organizatës AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) bëhet e ditur se ditën e dielë është finalizuar hetimi për gjetjen e një sasie të madhe kimikatesh të groposura.

Sipas ekologjistëve dhe zyrtarëve të komunës Lukovë, ku ndodhet vatra e kontaminuar, groposja e helmeve kimike është bërë në vitin 1992, kur disa kamionë të ngarkuar me helme kimike me përdorim bujqësor, transportuan nga ish-baza e bujqësisë të Sarandës në Metoq, drejt fushës bujqësore pranë Volloderit fuçitë ku ndodheshin kimikatet.

Sipas ekologut Xhemal Mato, i pranishëm në çastin e zbulimit të vatrës së kontaminuar në Sarandë, ky fakt tregon se nëntoka bujqësore e Shqipërisë, shpesh i ngjan një zonë të minuar, me rrezik për jetën e banorëve dhe me pasoja për ndotjen kimike të prodhimeve bujqësore e blegtorale.

Pak muaj më parë, një tjetër vatër me helme kimike të groposura u zbulua sërish nga e njëjta organizatë në afërsi të fshatit Finiq. 

/ Top Channel

Tuesday, June 17, 2014

Rreth 600 m katror pyll ne ishullin e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK të nje locali pa leje.
                                           - Agjencia AJMMI-Sarandë.-

 Një siperfaqe prej rreth 600 metra katror pyll ne nje prej kater ishujt e Ksamilit eshte djegur aksidentalisht pas hedhjes ne ere nga INUK te nje locali pa leje. Per shkak te rendesise se vecante ketij ishulli si pjesë e Parkut Kombetar te Butrintit,njeheresh edhe me statusin Monument Natyre (VKM)/sot shkuan ne vendngjarje per inspektim drejtori I Zyres se Sherbimit Pyjor ne Sarandë , ing.Kristo Kauri dhe perfaqesues te organizates AJMMI,e cila tre muaj me pare zbatoi ne ishullin tjeter fqinj, nje mikroprojekt rehabilitimi te gjelber me mbështetjen e REC Shqiperi,ne kuader te programit SENiOR-A te qeverise suedeze.
      Sipas ekspertit te AJMMI-t Kristo Kauri,”INUK nuk kishte marre masa per parandalimin e ndonje zjarri te mundshem gjate aksionit te prishjes se objektit me lende plasese dhe as nuk e njoftoi repatin zjarrfikes te Sarandes”. Ing. Kauri vuri ne dukje se “Nga zjarri eshte djegur perfundimisht nje sipërfaqe prej mbi 600 m katror e cila ne kushte normale do te rehabilitohej per 25-30 vjet. “Se bashku me Agjencine AJMMI,po shikojme mundesine qe te realizojme edhe ne kete ishull nje nderhyrje rehabilituese gjate muajve te vjeshtes dhe dimrit,duke aplikuar per ndonje projekt mbeshtetje”-tha ing.Kristo Kauri,ekspert I AJMMI-t.
   Objekti lokal bar-restorant, i ndertuar ne nje nga kater ishujt e Ksamilit, u shemb gjatë një shpërthimi me telekomande nga INUK, ne kushtet e mungeses se dokumentacionit ligjor urbanistik.   
        Ne rajonin jugor te vendit, ky eshte rasti I  pare qe nje nderhyrje me lënde plasëse per prishje te objekteve pa leje, pasohet me nje zjarr dhe demtim te siperfaqeve pyjore, ne nje zone te ruajtur, sic jane ishujt e Ksamilit, pjese e Parkut kombetar Butrint dhe me status Monument Natyre. ///AJMMI//

Friday, June 6, 2014

Shpallen fituesit e Konkursit te AJMMI-t.

Shpallen fituesit e Konkursit te AJMMI-t.:“Unë, e dua Sarandën te gjelber”.



 “AJMMI”, permbyll konkursin  mjedisor-arsitik  të shkollave  me teme: “Unë, dua Sarandën te gjelber”.

Agjencia “AJMMI(Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit),pjese e rrjetit mjedisor “ECIM”,  permbylli sot(e premte) Konkursin  dy mujor te piktoreve te shkollave 9 vjeçare te Sarandes me tematike ”Unë, e dua qytetin të gjelber”.Veprimtaria u finalizua me ekspoziten e rreth 60 punimeve me  e mira ,te kuruara  ne nje mjedis te hapur dhe te gjelber ne parkun “Miqesia”ne zemer te qytetit brengdetar. Sipas burimeve zyrtare te kesaj organizate, ky event sensibilizues, mjedisor dhe artistik, u organizua ne kuader te projektit “Ekosistemi i komunikim-informimit mjedisor”(“ECIM” )I  financuar nga REC –Shqiperi dhe I financuar nga program SENiOR-A I qeverise suedeze.
Aktiviteti u ndoq nga  qindra nxenese mesues  te shkollave te qytetit,prinder,qyetare dhe turiste te huaj qe frekuentojne Saranden keto dite filimqershori.Kane qene te pranishem edhe disa autoritete te bashkise Sarande, biznesmene ,keshilltare bashkiake, veprimtare te “AJMMI”-t,miq te mjedisit,etj,
Në kete rast, nje juri shpalli edhe fituesit e cmimeve per punimet më të mira.Cmimet, simbolizonin njeheresh edhe perkujtimin e piktoreve dhe skulptoreve te shquar shqiptare nder vite.Ҫmimi I pare “Vangush Mio”,u fitua nga Teuta Liçaj e shkolles jopublike “Dea”,me çmim te dyte “Kolë Idromeno”,u vleresuan punimet e Anxhel Muços dhe Jona Gjonit;.Te gjitha çmimet mbanin emrat e disa prej autoreve te mirenjohur te arteve pamore shqiptare si çmimi”Zef Kolombi,””Odhise Paskali”,”Kel Kodheli”,”Motrat Zengo”,” Danish Jukniu”,”Safo Marko”,”Nestor Jonuzi”,etj,. Sipas drejtuesit te “AJMMI”-t Shkelqim Hajno, ishte impresionue mjaft punime nxenesve me gjtje artistike te cilet percillnin refuzimin e betonit  dhe aspiraten per nje qytet me te bukur, pra me te gjelber”.Kryetari I jurisë se ketij konkursi ,Edmond Llaçete larmia e teknikave qe rroku ky event artistiko-mjedisor, sollen punime te arrira ne akuarel,pastel,laps,po edhe vaj ne kanavace,cka flet per nje grup nxenesish te talentuar “.
Ne kete veprimtari u shperndane edhe bluzat promocionale mjedisore per qytetin me lejtmotivin “Une e dua Saranden te gjelber”dhe me logot e REC,"ECIM” dhe AJMMI.//// /
                                  Olsjana NIKOLLA-AJMMI                                                     



 

Wednesday, June 4, 2014

FOINIKE



QYTETI ANTIK I FINIQIT.
2011-06-14 
-Foinike, Kryeqendra e Piros se Epirit.-
  Phoinike gjendet rreth 8 km në brendësi nga qyteti i Sarandës, në bregdetin e detit Jon në Shqipërinë e Jugut, rreth 20 km nga kufiri grek. Territori, që i përkiste në peridhën helenistike Kaonisë - pjesë e mbretërisë së Epirit - është i pasur me objekte arkeologjike të cilat datohen nga periudha klasike deri në atë bizantine, në një paesazh akoma te paprekur dhe të karakterizuar, pak më në jug, nga liqeni i brendshëm i Vivarit, mbi të cilin gjendej qyteti i lashtë i Butrintit. Dëshmitë e shumta të burimeve të lashta (Polibi, Straboni, Tit Livi, Ptolemeu e më pas Prokopi dhe Hierokli) na flasin për pasurinë e madhe të qytetit, veçanërisht në periudhën helenistike, midis shekujve III e II p.e.s, kur është i njohur roli parësor i qytetit në lidhjen epirote. Përgjithësisht në raportë të mira me Republikën Romake (ndoshta nuk mori pjesë në ndihmën që dhanë disa qytete të zonës Filipit V e më pas Perseut të Maqedonisë në periudhën e përplasjes me Romën), Phoinike organizoi brenda mureve të saj nënshkrimin e traktatit që i dha fund Lufëts së Parë Maqedonase, traktat i njohur me emrin "Paqja e Phoinike-s". Properiteti i qytetit me siguri vazhdoi edhe në periudhen perandorake, periudhë mbi të cilën dokumentimi arkeologjik është rritur shumë këto vitet e fundit.
 Gjatë periudhës bizantine qyteti vazhdoi jetën e tij për gati dhjetë shekuj, me një interesim të veçantë, të dokumentuar nga Procopi, të Justinianit, që mbështeti ndërhyrje të rëndësishme urbanistike. Pushtimi turk, për te cilin Ugolini gjeti gjurmë arkeologjike që flisnin për një pushtim të dhunshëm, i dha fund historisë së vjetër të qytetit, i cili mbeti më pas një fshat i vogël në rrëzë të kodrës së acropoliti, Finiqi, që ekziston akoma
 Rezultatet e kërkimeve të Luigi Ugolini-t u përmblodhën shume shpejt në një monografi të rëndësishme të botuar në vitin 1932, monografi që është edhe sot një vepër shumë e rëndësishme për qytetin. Rrethimi i fortë i mureve, të cilën Ugolini e analizoi nga afër dhe kronologjia e të cilit u fiksua po në atë kohë, duhet të gjurmohet akoma për të kuptuar shtrirjen dhe periudhat, siç kanë treguar edhe studimet më të reja të arkeologëve shqipëtarë. Muret rrethojnë sipërfaqen dhe një pjesë të shpateve të një kodre te gjatë dhe te ngushtë, e cila ngrihet 272 m nga fusha përreth dhe ka një gjatësi të përgjithshme rreth 3 km, e një gjërësi, gjithonë në bazë, rreth 600 m. Qyteti romak dhe bizantin shtrihej edhe në pjesët më të ulta të kodrës, aty ku më vonë u ngrit fshati modren. Ugolini, dhe pas tij gërrmimet më te reja (të fundit ne vitin 2002), identifikuan nekropolin grek dhe romak në shpatete e kodrës; këtu kërkimet do të intensifikohen në të ardhmen, edhe për arsyen se, për fat të keq, zona është shkatërruar nga gërrmimet klandestine (që kanë perfshirë edhe pjese te akropolit).
 Shumë të rëndësishme qenë sondazhet e kryera nga Ugolini në sektorin lindor të rrafshit më të lartë, i cili u identifikua si i rrethuar nga seksioni më i lashtë i fortifikimeve që mbyllnin, me sa duket, ndërtesat shoqërore dhe ato më të rëndësishme të qytetit grek. Këtu më pas arkeologët shqipëtarë hipotizuan praninë e agorasë. Po këtu ndodhet edhe i ashtuquajturi thesauròs (një tempull i vogël prostylos), disa stera romake dhe kisha bizantine. Më vonë, gjatë viteve tetëdhjetë, u identifikua teatri, me dimensione shume të mëdha, në shpatet jugore të kodrës, ekzistenca e të cilit u konfirmua nga punët e Misionit Italian në vitin 2000 dhe ku u rifilluan gërrmimet në 2001. po këtu gjendet edhe nje lagje e ndërtuar mbi tarraca, një impiant skenografit tipik i periudhës helenistike, ku arkeologët shqipëtarë kanë gërrmuar pjesërisht një ndërtesë me dy peristilë, edhe kjo e riggërrmuar nga Missioni (gërrmimet 2000-2002).///



BUTRINTI

QYTETI ANTIK I BUTRINTIT.

2011-06-14
Legjenda
Sipas Virgjilit, Butrinti ishte Troja e Re, që ishte themeluar nga Enea. Sipas Plutarkut, perëndia Pan ka vdekur pikërisht në Butrint dhe çasti i vdekjes se tij, u bë shkak për klithmat e shtojzovalleve, të cilat njoftonin barinjtë anekënd Kaonisë për këtë humbje tragjike për mbrojtësin e pyjeve dhe të luleve. Në fund të viteve 30 të shekullit të kaluar, arkeologu italian Ugolini përmend gojëdhënën mbi zanafillën e largët të Butrintit. Heleni që kishte ardhur në Epir nga Troja, po përgatitej të bënte flijimin ritual pas zbritjes në tokë. Lopa që do t u flijohej perëndive, e goditur, por jo e vrarë, i shpëtoi nga duart dhe kaloi detin me not. Heleni, duke parë këtu një paralajmërim të perëndive, themeloi një qytet që ia vuri emrin Buthrotos. Butrinti ndodhet në një kep të ulët në bregdetin jugperëndimor të Shqipërisë. Kjo qendër rezulton sipas specialistëve të arkeologjisë, të ketë qenë e banuar së paku që në shek. VIII para Krishtit. Ndërkohë, mitet flasin për themelimin e Butrintit nga trojanët e shpërngulur. Sipas specialistëve shqiptarë, dhe anglezë të arkeologjisë, rreth shekullit IV, para Krishtit, vendbanimi u fortifikua dhe qyteti u kthye në një qendër kulti dedikuar Asklepit. Periudha mesjetare dokumentohet më e turbullt. Qyteti u përfshi së pari në luftrat për pushtet midis bizantëve e më pas normanëve, anzhuinëve, venedikasve dhe së dyti, në konfliktin midis Venedikut dhe turqve otomanë. Në fillimet e shek. XIX, ai u shndërrua gradualisht në një fshat të vogël peshkatarësh, përreth një fortifikimi venecian, por konturet e monumenteve madhështore të dikurshme flisnin për shuarjen e një shkëlqimi të mëparshëm në këtë qendër urbane ndanë Kanalit të Korfuzit. Butrinti, së bashku me Korfuzin, u blenë nga Republika e Venedikut prej mbretërve anzhuinë të Italisë së Jugut në vitin 1386. Atëherë faza më aktive e qytetit mesjetar ishte shndërruar në një avanpost të fortesave të mëdha në Korfuz. Mbeti pronë e Venedikut për më shume se 400 vjet dhe venedikasit ndërtuan shumë fortifikime ekzistuese, si dhe një kështjellë trekëndore, të rikonstruktuar më pas për qëllime mbrojtjeje dhe kontrolli të Kanalit të Vivarit nga Pashai i Janinës, Ali Pashë Tepelena. Me fuqizimin e Perandorisë Otomane, Butrinti mbeti në vijën e parë të frontit të Venedikut. U pushtua në një numër rastesh, por më i shënuari është marrja e tij nga "Sulejmani i Madhërishëm" në vitin 1537.


Historia
Objektet më të herëshme janë një çekan guri dhe një bosht i përkasin gjysmës së dytë të mijëvjëcarit të dytë para Krishtit. Eshtë përmendur për herë të parë nga HEKATEU: fundi i shek VI p.Kr. Në fillimet e tij futej në bashkësinë e Kaonëve më vonë në shtetin e Epirit. Në vitet 1926-1936 italiani Luigi Ugolini kryesoi misionin e gërmimeve në jug të shqipërisë, Ugolini u përqëndrua në Finiq dhe në Butrint ku u zbulua: Baptisieri, Teatri, Bazilika, Statuja dhe objekte të ndryshme me vlerë, banjo publike dhe një numër i madh banesash. Ugolini la një informacion të zgjeruar për vendbanimet në jug të vendit, botoi disa vëllime dy prej këtyre botimeve ju kushtuan Finiqit dhe Butrintit të titulluara (Shqipëria Antike). Në vitin 1936 u ndërprenë gërmimet e Ugolinit, në vitet e mëvonshme ishte Domenico Mustili që kreu disa gërmime por nuk rezultoi asgjë me vlerë. Nga të dhënat e pakta që rezultojnë për atë periudhë thuhet se Butrinti në Shek e III-te, p Kr u shtri në zonën përreth në anën jugore të kodrës që ndodhej, u ndërtuan në atë periudhë Teatri, dhe një tempull grek. Zona përreth Butrintit ka pasur bujqësi të zhvilluar. Tokat përreth Butrintit tërhoqën vëmendjen e Romakëvë të cilët në vitet 40 të shek I p, Kr. e kthyen Butrintin në koloni Romake. Legjionet e Jul Qezarit zbarkuan në Butrint dhe një pjesë e madhe e pasurisë dhe e popullsisë u Romanizua. Në shek e II-te dhe të III-te u ndërtuan banja publike u bë rindërtimi i teatrit dhe objekte të tjera. Veprat më me vlerë që u zbulua në Teatrin e Butrintit janë: statuja e Apollonit, Perëndesha e Butrintit, disa koka mermeri si Ajo e Zeusit, Portreti i Agripës, u zbuluan dhe mbishkrime të shumta në gjuhën Latine dhe Greke. Në shek e V-te një pjesë e qytetit rindërtohet. Në shek e IV - XIII-të përmendet si qëndër Episkopale.
Në vitet 1080-1085 ishte në duart e Normanëve dhe më pas të Venecianëve. Në vitet 1300 Venecianët bënë fortifikime dhe e mbajtën deri në vitet 1700.


Periudha franceze
Pas viteve 1700 ra në duart e Francezëve të Bonapardit dhe me pas në vitet 1798 u mor në zotërimin e Ali Pashë Tepelenës i cili ndërtoi në vitin 1807 dy kala pe tu mbrojtur nga sulmet e francezeve që vinin nga Korfuzi njrëra ndodhet në derdhjen e Kanalit të Vivarit, kaloi në duart e Osmanëve deri në periudhën e pavarësisë.
[redakto]Veçorite e qytetit antik te Butrintit
Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit ka një sipërfaqe prej 15 hektarë dhe ndodhet në lartësitë 30-50 metra mbi nivelin e detit. Ai është ngritur në këndin juglindor të gadishullit të Ksamilit. Ka një pozitë mjaft të mbrojtur natyrore, duke u lagur nga të dyja anët nga liqeni i Butrintit, gjysëm të kripur dhe gjysëm të ëmbël dhe në njërën anë nga kanali i Vivarit. Në përbërjen e saj gjenden lloje të shumta drurësh me gjelbërim të përhershëm si, dafina, prralli, ilqe, fishekarthi, kullastra, mimoza, si dhe lloje gjetherënës. Drurët që arrijnë lartësi deri 12 metra, kanë një diametër 60-80 cetrimetra dhe arrijnë moshë maksimale 200 vjeçare. Shpella e Butrintit ndodhet pranë rrugës automobilistike Sarandë- Butrint, rreth 3 kilometra larg nga qyteza e Ksamilit. Shpella vlerësohet e veçantë për nga natyra dhe për pozicionin e saj, është e përmasave të mëdha. Ka një sipërfaqe 110 metra katrorë, ka hapësirë të gjerë me zgjerime nga hyrja e saj dhe është e ruajtur mirë, në gjendje natyrale. Sipas arkeologëve, shpella e Butrintit ka vlera të shumta shkencore. Ujesjellesi i Butrintit ka një gjatësi prej 3.5 kilometra, lartësi të kanalit 6 metra dhe gjerësi 3.50 metra. Teknikisht është një ndërtim i arritur, ku gjatë trasesë së tij janë ndërtuar shumë vepra arti si, ura e kanale të përforcuara me mure mbajtëse, si dhe puseta dekantimi e kontrolli. Në vitin 1992 gërmimet e ndërmarra në qendrën e qytetit antik të Butrintit nxorrën në dritë forumin romak të qytetit. Ndërtesa me tre dhoma ndodhet në pjesën jugore të Akropolit në perëndim të ndërtesës me Peristil dhe në lindje të dyqaneve romake. Mbishkrimi, i cili datohet në shekullin e Parë pas Krishtit, flet për një tempull kushtuar perëndeshës Minerva.
LEGJENDA Ankizi me anijet u nis nga Ambrakia dhe, duke lundruar prane bregdetit arriti ne Butrot, liman i Epirit.Enea ne ane tjeter, me ushtaret me te zgjedhur, pas nje udhetimi qe zgjati dy dite, arriti ne Dodone me qellim qe te kerkonte mendimin e perendise; ketu gjeti edhe ata trojane qe kishin ikur bashke me Helenin.. Si moren pergjigje hyjnore mbi punen e kolonise, i dhuruan zotit, bashke me dhura-tat e tjera trojane edhe kratere bakri, disa nga te cilat ndodhen edhe sot akoma aty me mbishkrime shume te vjetra, qe tregojne emrat e dhuruesve;… se kete-jmi, pastaj arriti tek anijet pas nje udhetimi qe zgjati me se kater dite… respondence te gjate te tij me Ciceronin, zbulohen perpjekjet qe ai ka bere per te mbrojtur pronat dhe interesat e butro-tasve kunder perpjekjeve te Cezarit per vendosjen aty te nje kolonie romake. Me pas, Butrinti i fortifikuar i kesaj periudhe ka sherbyer vazhdi-mishtsi strehe per kolonet dhe qytetaret qe banonin ne qytet. Gjate periudhes se lufterave civile, Butrinti permendet nga Cezari ne vepren e tij, si nje nga bazat kryesore te furnizi-meve dhe pike strategjike per zoterimin e kanalit te Ko-rfuzit. Kushtet e mira gjeografike dhe klimatike i dhane nje zhvillim te vrullshem qytetit te Butrintit ne shekujt e pare te e.s. Per here te pare Butrinti preu monedha bronzi ne kohen e Augustit, ku ne njeren prej tyre paraqitet perandori ne njeren ane e ne faqen tjeter nje ujesjelles. Deshmi e nivelit te zhvillimit te Butrintit jane edhe rrenojat e monumenteve antike dhe objek-teve te ndryshme, te ruajtura nga ajo periudhe. Ne fil-lim te shek. I.e.s. u ndertua ujesjellesi 3 km. i gjate, qe furnizonte qytetin me uje nga burimet e fshatit Xare afer Butrintit. Ne kete kohe u rindertua edhe skena e teatrit. Te shumta ishin ndertimet publike e shoqerore si banjat dhe tempulli i Asklepit mbi rrenojat e nje tem-pulli me te vjeter. Rreth shek.II e.s. u ndertua nje nymfe, qe furnizohej me uje nga ujesjellesi dhe gjimnazi prane Portes me Kulla. Dallohen ne kete periudhe nje sere banesash dhe ndertimesh te ndryshme, ku vegohet nje ndertese me atrium ne qendren e qytetit prane teatrit. Gjate kesaj periudhe, u dendesuan shume ndertimet, te cilat shtriheshin deri ne buze te kanalit te Vivarit. Vazh-dimesine e jetes deri ne Antikitetin e Vone e deshmon materiali arkeologjik i nxjerre nga germimet, ku vegohet shtresa kulturore e shek.lV e.s. Kjo shtrese pasqyron nje dendesim te ndertimeve ,kurse numri i madh i moned-have te gjetura tregon nje intensifikim te zhvillimit te tregtise. Duke filluar nga shek.lll., Butrinti permendet ne itinerare te ndryshme rrugore me emra si Buthroto, Buthrotum etj. Ne vitin 516 permendet si qender pesh-kopate, kurse ne periudhen e Justinianit permendet nga Hierokli (Hierocly ) midis 12 qyteteve te Epirit te Vjeter ne trajten Butrytos. Butrinti e ruajti rendesine ekonomike edhe ne Antikitetin e Vone, ndoshta edhe per faktin se u prek shume pak nga sulmet e barbareve e sidomos te goteve te Totiles, kur zbarkuan nga Kor-kyra ne Onhezem ne vitin 551. Ne Antikitetin e Vone, Butrinti njohu nje periudhe zgjerimi e lulezimi, gjate se ciles u realizua rindertimi i mureve mbrojtese te demtu-ara gjate viteve. Monumente qe deshmojne zhvillimin e qytetit ne kete periudhe jane baptisteri dhe dy bazilika paleokristiane. Baptisteri u ndertua rreth mesit te shek. V. dhe perfaqeson traditat me te mira arkitektonike dhe artistike te Butrintit. Bazilika e Akropolit u ndertua ne fundin e shek IV dhe ka qene e shtruar me mozaike. Ba¬zilika e Madhe u ndertua ne qytetin e poshtem ne shek VI dhe eshte nje ndertim madheshtor paleokristian. Fakti qe muret e saj jane ruajtur ne lartesine origjinale deri ne ditet tona, tregon vazhdimesine e perdorimit te monumentit deri ne shekujt e Mesjetes se Hershme. Ne mesin e shek III. e.s., nen sundimin e perandorit Decis, Butroti permendet ne lidhje me gudine e Shen Terinit, i cili ishte nje i krishtere vendas e qe u denua te copetohej nga egersirat ne teatrin e qytetit. Kronikat e kohes pershkruajne faktin qe egersirat u perulen perpara Shen Terinit njesoj si dikur para Danielit. Per keto arsye Shen Terini hyri shume heret ne radhet e shenjtoreve, fakt qe desh-mohet, perveg te tjerash, edhe nga paraqitja e tij ne nje mozaik te shek.V ne kishen e Shen Gjergjit ne Selanik dhe nje afresk ne kishen e Shen Thanasit ne Pece. ortreti i Agripes. Mermer. Muzeu Kombetar. Tirane. Lartesia 36 cm. Portreti eshte i shek.l.p.e.s. dhe i takon gjen-eralit romak Markus Vipsianus Agripa, mik e dhender i Augustit. Nga seria e portreteve te realizuara per te dhe qe gjenden ne muzete e Luvrit dhe te Firences, studiuesit mendojne qe portreti i mermerte, i gjetur ne Butrint, eshte me i realizuari. Portreti misheron shprehjen e nje autori romak sipas te cilit “…Agripa i bindej vetem njerit (Augustit), por urdheronte gjithe te tjeret…”. Ne portret shprehet edhe nderimi si strateg per fitoren kunder Mark Antonit dhe Kleopatres ne Aktium me 2 shtator te vitit 31 p.e.s.






Sunday, June 1, 2014

PPNEA inicon levizjen mjedisore për kthimin e Vjosës në Park kombëtar.Jo, digave!!




(Qesarat-TEPELENE/08 Maj 2014) Në një nga ishujt e lumit Vjosa, afër fshatit Qesarat në Tepelenë, sot po zhvillohet një ngjarje jo e zakontë. Përfaqësues nga organizata mjedisore kombëtare dhe ndërkombëtare, së bashku me përfaqësues të pushtetit lokal të Vjosës nga Përmeti deri në Qesarat, mediat kombëtare dhe ndërkombëtare, banorë të komuniteteve dhe bizneseve lokale janë  bashkuar për të propozuar një plan alternativ për lumin e fundit të egër të madh të Evropës, idenë e shpalljes së  Parkut Kombëtar në të gjithë gjatësinë e lumit Vjosa.

"Jemi këtu për të shpalosur idenë e shpalljes së Lumit Vjosa - Park Kombëtar. Ne duam ta mbrojmë këtë lumë në të mirë të natyrës dhe komunitetit lokal”,- thotë Kujtim Mersini, Kryetar i PPNEA, organizator i kësaj konference.  Zona është zgjedhur jo vetëm për bukurinë e saj mbresëlënëse, por gjithashtu për faktin se kjo luginë kërcënohet nga përmbytja, n.q.s. do të përfundojë hidrocentrali i Kalivaçit, ndërtimi i të cilit u fillua nga një kompani italiane, por u ndërpre për disa vite me radhë.
"Kjo na jep neve mundësinë që të mendojmë për një ide më të mirë për Vjosën dhe njerëzit përreth saj. Ne duhet ta mbrojmë lumin në mënyrën më mirë të mundshme- dhe kjo mënyrë është dhënja e satusit Park Kombëtar këtij pellgu ujëmbledhës”, - thotë Kujtim Mersini.

Lumi Vjosa rrjedh i pandikuar nga burimi i tij në male, deri në detin Adriatik. Ai është lumi i fundit "i egër” i kësaj madhësie në Evropë. Nga e gjithë gjatësia e tij prej 270 km Vjosa ka rrjedhje të lirë si lumë "i pazbutur”. Megjithatë ekzistojnë plane që kërkojnë ta shndërojnë Vjosën në një zinxhir digash. Në zonën shqiptare janë planifikuar tetë të tilla dhe shumë të tjera në degët e saj. Ndërtimi i qoftë edhe njërës prej tyre do të shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme të gjithë këtë ekosistem lumor me vlera të pakrahasueshme. Është pikërisht kjo natyrë e paprekur që e bën Vjosën kaq të veçantë, kaq unikale.

"Vjosa ka një rëndësi të jashtëzakonëshme nga pikpamja e biodiversitetit, veçanërisht për llojet e peshqve, molusqeve dhe specieve të tjera. Por nga ana tjetër ne duhet të mësojmë shumë më tepër për proceset ekologjike dhe biodiversitetin e saj”- thotë Spase Shumka, një nga ekspertët e njohur të kësaj fushe. Ai kritikon gjithashtu planet për ndërtimin e hidrocentarleve:
"Këto projekte janë mbështetur në të dhëna shkencore shumë të varfëra. Asnjë vlerësim nuk është bazuar në standardet bashkëkohore. Digat mund të çojnë në katastrofa ekologjike”- shton Spase Shumka.

Ulrich Eichelmann, koordinatori  i Fushatës së Lumenjve të Ballkanit "Të shpëtojmë Zëmrën Blu të Evropës” nga organizata Riverwatch thotë: "Për shumë shqiptarë Vjosa mund të duket thjesht një lumë i zakonshëm por në perspektivën ndërkombëtare Vjosa është diçka unike. Madje edhe disa ekspertë të njohur botërorë të ujrave të ëmbla ende nuk e kanë idenë se në Evropë ekziston një lumë i tillë. Ky është si zbulimi i një specieje që mendohej e zhdukur deri më tani.
Pjesmarrësit e konferencës për shtyp, i kërkojnë Qeverisë Shqiptare të shpallë Vjosën Park Kombëtar.

Shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të jetë një vlerë e shtuar jo vetëm për shqiptarët  dhe Evropën, por edhe për gjithë botën.
Shpallja e Vjosës Park Kombëtar do të:


-mbrojë jetën e egër dhe proceset ekologjike të lumit të fundit të egër të Evropës
-përmirësojë të ardhurat e komuniteteve lokale përmes rritjes së eko-turizmit
-krijojë punësim të qëndrueshëm në zonë me qënë se parku kërkon roje, një qëndër  menaxhimi të tij, etj.
-mbështesë biznesin lokal: turistë nga e gjithë Evropa mund ta vizitojnë Vjosën për aktivitete të ndryshme rekreative.
-rrisë njohuritë shkencore për sa i përket dinamikave të lumenjve të mëdhenj të egër, që madje edhe në nivel ndërkombëtar njihen pak. Shkencëtarë nga Shqipëria dhe nga e gjithë bota do të vijnë për të studjuar në këtë laborator të vërtetë në natyrë.
- rrisë reputacionin ndërkombëtar të peisazhit të  Shqipërisë, përveç plazheve dhe maleve që njihen tashmë.

"Ne të gjithë jetojmë me lumin. Ne duam që Vjosa të mbetet e gjallë dhe jemi plot shpresë se komunitetet tona do të përfitojnë nga ky park. Ndërtimi i HEC-eve nuk ofron punësim të qëndrueshem për ne, ndërkohë që krijimi i një parku kombëtar ofron shumë më tëpër sesa vetëm punësim. Nisur nga vizioni ynë për zhvillimin e qëndrueshëm të zonës, ne do të mbështesim idenë e një parku kombëtar”- thotë Hysni Çela, Kryetari i Komunës Qesarat.////(Burimi: PPNEA.org. Fotot:AJMMI)

"Pë bletën dhe sëmundjet e saj"



                          

U botua libri “Për bletën dhe sëmundjet e saj.”

-Interviste me autorin e librit, studjuesin dhe botuesin e disa librave  Dr.Agim NELAJ

-Pyetje: -Doktor, si lindi idea per nje liber te ri per bleten?
-Pergjigje:- Duke u marrë herët, me historikun në fushën e veterinarisë,evidentoj një dukuri interesante,në dallim nga librat e shkruara për  qëniet e tjera shtëpiake.Botimi i çdo libri për bletën ka lindur si një nevojë, një kërkese i një stadi,i një niveli të caktuar në fushën e bletarisë nga specialistët,bletarët etj. Mbarshtuesi i bletëve ka qënë vazhdimisht pararendës me kërkesat e tij.Po të veresh me kujdes, librat e botuara në vite e evidentojne këtë fakt, me të cilat janë edukuar breza të tërë  bletarësh dhe specialistësh.
Në librat e botuara deri tani, vrehet një dukuri, ku shkruhet për bletën dhe problemet që lidhen me të dhe harrohet  bletari.Prandaj unë i kam kushtuar kujdes atij, psikologjisë dhe filozofisë së tij për bletimin. 

-Pyetje:- Cila eshte qasja juaj kryesore ne kete botim?
-Pergjigje: - Unë, nëpërmjet shënimeve të mia, synoj t’i shpreh marrëdhëniet me bletët sa më kthjellët, me dashuri dhe me ngjyrime poetike. Bletari, dalëngadalë, i dashuron bletët dhe këtë dashuri e thellon me kalimin e viteve. Bleta të tërheq, të bind, të magjeps, të shtyn drejt shndërrimit. Bletari e bën këtë me aq dashuri e ngrohtësi njerëzore, saqë edhe mes shqetësimesh të pashmangshme, e shoqëron sërish jetën e përditshme të saj.
Shkenca ka studiuar, historikisht, tek bleta materien, (lëndën). Studimi i saj është vetëm sipërfaqja e ekzistencës. Sot, shkenca ka bërë një hap, ka kapërcyer pragun. Ajo, sot, pohon se ekziston energjia, që është një shtresë më e thellë se lënda. Bletari, në marrëdhëniet me botën sekrete të bletëve, nuk e ka të mjaftueshme vetëm të kuptojë.
Bletari e njeh bletën nëpërmjet arsyetimit me mekanizmin e të menduarit. Kjo nuk është aq e thellë, ndërsa marrëdhëniet me bletën kërkojnë diçka tjetër, më të thellë, intuitë, dije. Ka mjaft veprime të bletarit që bëhen në heshtje, që nuk mund të thuhen dhe as të përshkruhen. Edhe vetë bletarin po ta pyesësh më vonë, nuk di çfarë të thotë, ka qenë në një “botë” tjetër. Marrëdhëniet me bletën janë tepër të holla, të ndjeshme. Bleta e “ndjen” bletarin se kur ai punon me kënaqësi dhe kur është i stresuar. E ndjen se kur i bën ai veprimet me përtesë, i tensionuar, apo kur tregon pasiguri. Ajo e “njeh” veprimin e tij, që nga mënyra sesi e hap zgjoin, sesi i lëviz kornizat, sesi e përdor tymësen, si e kontrollon dhe kur e kontrollon.
Marrëdhëniet bletar-bletë nuk janë sipërfaqësore, këtu flitet për t’u kredhur në të panjohurën, lidhet me intuitën. Bleta ta zhvillon atë, kur e njeh mirë jetën e saj.
-Pyetje: - Cili eshte “vakuumi” qe  po plotesoni me kete botim ?
-Pergjigje:- Ndër vite, gjatë ballafaqimeve me bletarë cilësorë, më është dashur t’u afroj atyre, jo vetëm zgjidhje praktike për luftimin e sëmundjeve, por edhe informacion sa më bashkëkohor. Meqenëse m’u dha mundësia që të njihesha me studime dhe praktika të reja në bletari ndër disa institucione të specializuara të SHBA-së, mora një shtysë tjetër për hartimin dhe botimin e këtij libri.
      Më parë kam botuar edhe libra të tjerë në fushë të veterinarisë, por ky do paraqiste më shumë vështirësi: m’u deshën 6 vjet punë, studime, konsultime. Tashmë, i përfunduar, mendoj se prapëseprapë libri mbart ato “vakume” që lidhen me njohjen e kufizuar të vetë bletës, pasi shkenca botërore ende nuk e ka thënë fjalën e saj për disa çështje thelbësore mbi bletën, nuk ka arritur t’u paraprijë disa dukurive, çrregullimeve dhe sëmundjeve. Kështu, kolapsi, që i gjeti të papërgatitur institucionet studimore, i shkaktoi bletarisë humbje të mëdha. Njohuritë tona në këtë fushë janë ende të paplota; ne vetëm mundohemi, synojmë t’i afrohemi të vërtetës. Për më tepër, qëllimi im përmes këtij libri është një përpjekje për ta parë bletën nga një këndvështrim tjetër, si qënie sociale, dhe për të shtuar disa njohuri rreth saj. Tashmë niveli i bletarëve është rritur ndjeshëm; veç zgjidhjeve praktike, ata sot kërkojnë informacion më të plotë. “Si ndodh?”, vjen natyrshëm pyetja e atyre që kanë kapërcyer me kohë literaturën didaktike.
 Ky libër nuk është doracak( manual) dhe nuk ka për qëllim themelor dhënien e zgjidhjeve të thjeshta praktike; ai mëton t’u ofrojë bletarëve, specialistëve dhe studiuesve disa koncepte bashkohore. Në faqet e tij, kam theksuar se asnjë studies, sadoqoftë i ditur dhe i zoti, nuk i njeh bletët më mirë se bletari i tyre.
-Pyetje:- C’vend ze bletaria ne Sarande dhe rajonin e saj ku ju punoni?  
-Pergjigje: -. Rajoni Sarandë - Delvinë bart numrin më të madh të familjeve të bletëve në vendin tonë. Ka bletarë me një përvojë të gjatë, mjeshtra në bletari. Jo pak familje e kanë të trashëguar me breza mbarështimin e bletës. Delvina njihet në historikun e bletarisë shqiptare, pasi atje zuri vend për herë të parë zgjoi modern. Me krijimin e fermës së parë nga italianët (Mimbelli), midis gjësë së gjallë zunë vend edhe familje bletësh në zgjoje modernë (1923). Këtu, nën kujdesin e specialistëve italianë, zë fill në Shqipëri mësimdhënia për mbarështimin modern të bletëve. Kjo qe bërthama e parë e bletarëve të rajonit tonë, të cilët e trashëguan në breza bletarinë e përparuar. Në dhjetëvjeçarët e fundit, bletarët e zonës sonë përfituan përvoja të reja, kur gjatë emigracionit në Greqi u morën edhe atje me mbarështimin e bletëve.

 Fale bashkëpunimit të vazhdueshëm me bletarë, më është dhënë mundësia të vërej njëfarë konservatorizmi e robërie kundrejt pikëpamjeve dhe klisheve të mësuara keq, pa ditur se si dhe se kur. Specialistët e kanë të vështirë që, tek një kategori e caktuar bletarësh, të thyejnë mendësi të tilla, sa të vjetra, aq dhe të dëmshme. Nga ana tjetër, në dallim nga mbarështuesit e tjerë të gjësë gjallë, duhet pohuar se bletarët janë më të kualifikuarit, ngaqë këtë ua dikton edhe veçantia e punës me bletët. Bleta të fut në një botë tjetër, që të kërkosh të dish më shumë.
  libër sillen edhe këndvështrime ndryshe. Sot bleta mbijeton e mbarështohet në një mjedis të rënduar dhe jo shumë paqësor, ku mjaft miq të dikurshëm të saj, tashmë po e dëmtojnë rëndë. Ndaj, në këto rrethana, duhet të evoluojnë disa pikëpamje a mendësi, në përshtatje me kohën dhe mjedisin ku mbarështohen bletët. Në libër, kryesisht, jam përqendruar aty ku drejtohet tehu i studimeve. Ndër to përmendim: lidhja e bletës me mjedisin dhe bletarin, stresi, kolapsi, ushqimi, sëmundjet, çrregullimet, helmimet etj. Libri bashkëshoqërohet me DVD.///
                                                                           Intervistoi: SH.HAJNO