Wednesday, November 13, 2013

Sarandë/ U cel për të dytin vit radhazi Panairi Kombëtar i Suvenirëve.

Sarandë/ U cel për të dytin vit radhazi Panairi Kombëtar i Suvenirëve.

Agjensia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI) në bashkëpunim me Bashkinë e Sarandës kanë organizuar për të dytin vit Panairin Kombëtar të Suvenirëve. Vendosur në shëtitoren kryesore të qytetit “Naim Frashëri”, dhjetra artizanë nga të gjitha trevat shqipfolëse kanë ekspozuar punët e tyre në kuadër të sezonit turistik.
Rreth 50 stenda u ngitën në gjithë gjatësinë e shëtitores, ofruar fala nga bashkia, të cilat ekspozuan suvenirët e prodhuar kryesisht me dorë apo në formë tradicionale në material druri, guri, leshi apo edhe me guaska deti.



Panairi ka tërhequr vëmendjen e gjithë vizitorëve të huaj e jo vetëm, por edhe të atyre shqipëtarë të cilët kanë treguar interes në përvetësimin e sendeve te vogla, si suvenir nga Saranda.
Artizanët, ku pjesa më e madhe e tyre marrin pjesë për herë të dytë në këtë panair, besojnë në pritshmëritë e larta të shitjes së punëve të tyre bazuar edhe në eksperiencën e edicionit të parë të Panairit të Suvenirëve.
Shkëlqim Hajno, drejtues i agjensisë AJMMI e njëkohësisht koordinator i panairit, i kënaqur me pjesëmarrjen e artizanëve dhe interesin e lartë të vizitorëve dhe pushuesve të Sarandës thotë se këtë vit këtij eventi i janë bashkuar edhe artizanët nga Kosovës ndërkohë që synohet zgjerimi i pjesmarrësve nga të gjitha trevat shqiptare në edicionet pasardhëse.



Panairi është vlerësuar si hapi i parë drejt një festivali të pritshëm në shërbim të turizmit dhe zgjimit të traditës për promovimin e suvenirëve dhe punimeve artizanale të popullit shqiptar. Promovimi i kësaj tradite është cilësuar si prioritet për Sarandën turistike ku i jepet rendësi kësaj tradite si një nga elementët kryesor që i jep efikasitet turizmit dhe promovimit.

No comments:

Post a Comment