Monday, March 9, 2015

NIsma "diell"

Nisma “Diell” me mbeshtetjen e “GIZ”, ndricon 15 familjet e para ne Bajram Curri dhe Lekbibaj. Banesa të izoluara dhe shkëputura nga sistemi elektrifikimit në 2015 ende vuajnë ndricimin, pavarësisht 280 diteve me DIELL! Ky eshte vetem hapi i pare drejt energjise diellore!


Thursday, March 5, 2015

“74 KM, uji është jetë!”

Në premierën e dokumentarit: “74 KM, uji është jetë!” tek kinema Agimi, mbi ndotjen e lumit Ishëm. Ky dokumentar është përgatitur nga Prezenca e OSCE-së dhe Tirana Ekspres me qëllim sensibilizimin publik rreth ndotjes së lumenjve në Shqipëri. Dokumentari shprehu mjaft bukur artistikisht problematikën e ndotjes së këtij lumi nga individët dhe bizneset. Ndotja sjell problematika ekonomike e sociale, pasi dëmton bujqësinë, blegtorinë, vaditjen e tokave, peshkimin dhe turizmin. Ajo gjithashtu sjell pasoja në shëndetin e komunitetit. Kryetari i Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin z. Eduart Shalsi tha se do t’a paraqes këtë dokumentar në komision, pasi është koha për të marrë masa konkrete.

Vizita Studimore

Ksamil_AJMMI-EKOLEVIZJA_03.12.13_Vizita studimore_mbi demtimet e bregdetit dhe ishullit te Ksamilit. Disa pjesemarrres pas Tryezes Mjedisore te Grupimit mjedisor "ECIM" .Ne qender: Xhemal Mato(drejtues i Ekolevizjes dhe "ECIM".Djathtas:SHkelqim Hajno,(drejtues i AJMMI-t)Ali Coka,(ekspert,Ekolevizja),Fatos Malaj,(pergj.Zyres Urban.Komuna Ksmail) Agron Mema,(gazetar "Telegraf"),Blerim Kore,(gazetar TVSH),Ylli Capi,(operator TVSH)Majtas Xhemalit:Alisa Peci,(Ekolevizja )dr.Agim Nelaj,(Sekretar shkencor AJMMI),Panajot Boli,(AJMMI-anetar Bordi) Fisnik Selmani,(vepritmar AJMMI),Miltiadh Anagnosti(veprimtar AJMMI),Lumturi Xhani,(drejtuese shoqata JONA),Shkelqim Selmani,(veprimtar AJMMI,) Neriman Gjivogli(veprimtare JONA & AJMMI).