Sarandë: Zbulohet në Finiq groposja 20 vjet më parë e fuçive me lëndë helmuese
SARANDË, 18 Janar/ATSH-Telnis
Skuqi/ – Agjencia Joniane e
Mjedisit, Medias dhe Informacionit (AJMMI),pas nje investigimi ne terren dhe
nje sinjaizimi paraprak per groposjen e 50 fucive me helme; ka zbuluar sot disa
fuçi me helme dhe kimikate të groposura prej dy dekadash në fshatin Finiq,
rreth 5 km larg qytetit të Sarandës në jug të vendit.
Shkëlqim Hajno, drejtuesi AJMMI, tha për ATSH-në se lëndët kimike dolën në
dritë sipas një informacioni që kishte siguruar më parë grupimi mjedisor
“ECIM”. “Organizata AJMMI, partnere e ekolëvizjes, ka organizuar gërmimet
nëntokësore me skrep, rreth 1 km në rrugën kombëtare Finiq dhe Shinjan
(Blerimash)”, tha Hajno, i cili shtoi se operacioni ka zgjatur dy orë.
Xhemal Mato, drejtues i rrjetit ekologjik “ECIM”, shtoi se pjesa më e madhe
e fuçive me lënë kimikate ishte dekompozuar, gjë të vinte në rrezik jetën e
banorëve të zonës. “Duke nisur nga etiketat e ambalazheve të shisheve të
pesticideve e inskekticideve të gjetura, rezulton se kimikatet e zbuluara
kategorizohen të rrezikshme nga ekspertë të organizatës tonë”, tha ai, duke
shtuar se pesë lloj kimikatesh kanë rezultuar me përmbajte zhive, fostokisnë
etj., te cilat janë hequr nga qarkullimi dhe nuk lejohet të përdoren. Mato
tha se “ne bëmë këtë depistim, të cilën duam ta bëjmë publike edhe si thirrje
për ta vlerësuar këtë situatë nga komuniteti, por sidomos nga strukturat
qeveritare, ministria e Mjedisit, e Bujqësisë etj.///
Nga ana e komunës është vlerësuar situata e bërë prezente nga mjedisorët.
Sokrat Spiro, kryetar i komunës Finiq, tha se nuk ka vend as për ta përdorur
informacionin për panik, por as duhet nënvleftësuar. “Dua të vlerësoj policinë
lokale dhe ministrinë e Mjedisit që u angazhuan në këtë bashkëpunim. Brenda
disa ditësh të gjitha lëndët e rrezikshme do të asgjesohen”, theksoi Spiro. Ministria
e Mjedisit ka reaguar menjëherë pas publikimit të lajmit duke njoftuar se po
merren të gjitha masat për rrethimin e zonës dhe asgjësimin e lëndëve kimike. ///
Memorandum
bashkepunimi per mjedisin dhe trashegimine kulturore
Ksamil.
KSAMIL, Mars 2014-AJMMI/ Agjencia AJMMI,pjesë e Rrjetit mjedisor “ECIM”, mbeshtetur nga REC ne kuader te programit SENiOR-A, organanizoi se fundi ne Ksamil nje Tryeze mjedisore me fokus sensibilizimin e komunitetit dhe vendimarresve lokale per parandalimin e demtimeve te metejshme te bregdetit ne hapësiren Butrint-Ksamil-Sarande.
Ne ketë
veprimtari pervec gjimnazisteve , mesuesve dhe punonjesve te komunes, kane marre pjese edhe Nenprefekti
I Sarandes Ilir Hysi, drejtues dhe zyrtare te disa njesive te qeverisjes
vendore, institucioneve e zyrave rajonale si kryetari I Bashkise Sarande,
Stefan Cipa, kryetari I komunes se Alikos,
Kristo Kaishi,drejtorja e zyres arsimore Katina Gogo, drejtuesi I zyres se rajonale
t monumenteve te kultures Vladimir Demaj, perfaqesues te DSHPyjor ,Zyres se Parkut
arkeologjik te Butrintit, etj,.
Nenprefekti I Sarandes Ilir Hysi e vleresoi nismen e AJMMI-t
si pjesë e shoqerise civile ne rjaonin e Sarandes,rolin mbeshtetes te REC
Shqiperi dhe programit SENiOR-A dhe te gjithe aktoret neshkrues per vullnetin e perbashet, mirekuptimin dhe
koordinimin e bashkepunimit per nje periudhe tre vjeçare .
Sipas drejtoreshes se zyres arsimore Katina
Gogo, “Shkollat e ketij rrethi mes bashkepunimeve me ekspertet e mjedisit dhe pyjeve do te kene tani hapesira edhe ne kurrikulat
mesimore per njohjen e resurseve
mjedisore kombetare te larmishme te rajonit jugperendimor te vendit.”
Protagonistet e ketij
dokumenti, bene vleresime rreth nevojes dhe dobise publike te bashkepunimit per
parandalimin e metejshem te demtimeve mjedisore ne bregdetin
Butrint-Ksamil-Sarande . Ne perfundim te ketij eventi, ne mjediset e shkolles
se mesme te Ksamilit u promovua grupi I
24 nxenesve ,vullnetare te rinj mjedisore te AJMMI-t te cileve iu
dhuruan bluza me logot “ REC /SENiOR-A dhe “ECIM”/.AJMMI si dhe sloganin “Une i dua Ishujt Ksamil”.///
GJIROKASTER:Ndriçimi
dekorativ i komplekseve muzeale.
Risi e sezonit turistik në qytetin e
gurtë.
Ndriçimi dekorativ i zonës historike
dhe komplekseve muzealë në Gjirokastër është risia e këtij sezoni turistik në
qytetin e gurtë. Aktualisht janë disa nisma të cilat kanë bërë të mundur
rehabilitimin e rrjetit të ndriçimit publik në zonën muzeale të Gjirokastrës
dhe pasjen e një sistemi bashkohor të ndriçimit dekorativ në banesat e gurta si
dhe në disa monumente kulture. Nismat kanë bërë të mundur rikonstruksionin e
ndriçimit publik në pjesën muzeale si dhe krijimin e një imazhi tërheqës
për turistët, kryesisht gjatë orëve të natës. Në sezoni turistik që porsa ka
nisur për këtë vit shtëpia e gurtë e Zekatëve në qytetin e Gjirokastrës synon
të kthehet në një qendër të veçantë të promovimit të turizmit kulturor.Ndriçimi
dekorativ në muret dhe harqet e gurta të kesaj banese “Monument Kulture” është
tërheqës për vizitorët gjatë mbrëmjes dhe orëve të natës.” Falë këtij sistemi
ndriçimi të vendosur në ambjentet e shtëpisë në mbrëmje harqet dhe bedenat e
gurta të Zekatëve duket sikur janë “zhytur” në një ylber të vërtetë ngjyrash”,
thotë Herman Kol, turist nga Gjermania. “Ndriçimi dekorativ i mjediseve të
jashtme të shtëpisë bën që kjo banesë të shfaqet në sytë e turistëve me vlerat
e saj të plota madje edhe kur në qytet bie errësira”, thonë specialistët e
turizmit.
Një tjetër nismë përsa i takon
ndriçimit dekorativ në zonën muzeale është ajo e ndërmarrë nga qeveria e
Gjermanisë me një financim në vlerën e 200 mijë eurove. Projekti i cili po
realizohet si një bashkëpunim i Institutit të Monumenteve të Kulturës, bashkisë
së Gjirokastrës dhe organizatës GIZ .Gjatë ditëve të fundit specialistë
shqiptarë dhe gjermanë kanë instaluar rreth 50 pika të ndriçimit dekorativ në
Pazarin karakteristik. Krahas elementëve dekorativ projekti synon edhe përdorimin
e ndriçuesve me kosto të ulët. Zbatimi i projektit, mbi të gjitha do të ndikojë
në rritjen e vizitueshmërisë dhe nxitjen e zhvillimit të turizmit në Gjirokastër”,-
thonë pronarët dhe administratorët e biznesve në zonën muzeale. . “ Projekti do
të rehabilitoje plotësisht sistemin e ndriçimit publik në zonën historike të
Gjirokastrës duke përfshirë Pazarin karakteristik, Kalanë e gurtë dhe disa
komplekse muzealë.
Blerim KORE -AJMMI
No comments:
Post a Comment