Kryebashkiaku CIPA: “2014-ta, per qytetaret e mi”
Cipa: “Ne Sarande vjen si pushues dhe percillesh si mik”. “Informacioni
i disponueshëm nga agjencitë tona turistike, jep siguri se shifra vjetore prej
500 mijë turistë, do të tejkalohet të paktën me 20% më shumë.”
Revista"URAT":- Zoti Cipa, si po paraprihet nga Bashkia sezoni turistik 2014?
PERGJIGJE:- Saranda u gjend përpara dy eventeve të mëdha: Festa e
Midhjes dhe Festa e Sezonit “Verë 2014”. Për Bashkinë këto janë vleresuar si përgjegjësi
të mëdha dhe prova të mëdha që duhet të japë para bashkëqytetarëve dhe përpara
të gjithë atyre që do të vendosin të zgjedhin Sarandën për pushimet e tyre.
Ka kohë që punohet për ta përgatitur sa më mirë
qytetin, në parametra sa më cilësorë. Këtë shpreh edhe sllogani i kësaj vere,
që është: “Destinacioni
Juaj-Saranda Jonë. Këtu vjen si pushues dhe përcillesh si mik”.
Festa e Midhjes, në edicionin e tretë dhe ajo
çel, paraprin një fundjave të veçantë, festimesh dhe promovimesh, duke bashkuar
në një, festën lokale më tipike te Sarandes me atë që Saranda e ka si
industrinë e vet: turizmin.
Pritshmëritë jane qe ky sezon do të jetë
më i suksesshmi i tërë viteve të fundit për Sarandën. Vetëm në këtë javë që
po mbyllim grupe të mëdha turistësh të huaj kanë ardhur e kanë marrë shijen e
parë të një qyteti, ku ia vlen të pushohet.
Ju i keni meshuar se fundi rivitalizimit te
pejzazhit ne disa pika kreative si kompleksi prane Limanit (Pontilit) te Vjeter
te qytetit, shtrirja e shetitores ne Plazhin e Ri ,etj,. Cila eshte ecuria e
shnderrimt te ketij rivitalizimi ne asete te reja turistike te Sarandes?
PERGJIGJE:- Përgatitjet e
Sarandës për sezonin “Verë 2014”, kanë në fokus rivlerësimin urban të hapësirës
përreth Limanit të vogël të qytetit, që një fakt është një prej hapësirave më
publike e më të rrahura edhe nga flukset turistike, por edhe më tipike për një
bregdetar si Saranda. Projekti e shnderron kete hapesire ne një nga
qendrat festive te qytetit, sjell vërtet një rivlerësim të hapësirës publike
përreth Limanit të varkave të vogla, duke përfshirë edhe pjesë të shëtitores.Projekti,
me nje kosto prej 33 milionë lekë synon t tërheqës me shume vizitore dhe ta beje më të ngrohtë
qytetin per te gjithe.
Dëshiroj të them për revistën “Urat” se çdo
element i përdorur për rikonstruksionin që realizohet në këtë pjesë historike
të qytetit, evokon një pjesë të historisë dhe karakteristikave tipike të
tij. Projekti nënvizon disa karakteristika që e dallojnë Sarandën nga
qytete të tjerë, jo vetëm për praninë e varkave të Limanit të vogël, kaq pranë
me shëtitoren, por edhe si qytet i traditës së shkallareve të gurta, i
bukonviles dhe gjelbërimit të shumëllojshëm.
Kësaj tradite i jemi referuar në atë element të
shtrimit me pllakë guri të bardhë, të 450 m2, duke nisur nga muzeu etnografik
dhe gjithë sheshin e ri që përftuam nga zgjerimi. Një element tepër i
rëndësishëm është rrugica, që do të shërbejë për lëvizjen brenda kësaj
lulishteje, e cila do të jetë e shtruar me mozaik e do të shërbejë dhe për
lidhjen midis Muzeut dhe Galerisë së Arteve, duke lehtësuar dhe natyralizuar
kalimin dhe vizitueshmërinë e një kompleksi unik.
Pjesë e projektit është kujdesi për ndriçim
funskional, dhe si nje risi vjen vendosja e 80 gurëve anësorë që do të
rrethojnë Limanin deri te Fari, në vend të kangjellave të derisotme. Bashkia vjen
ne kete sezon edhe me projekte të tjera,
që përfshijnë pishinën natyrale, pjesën më të re të shëtitores tek Plazhi i Ri,
etj.
Bilanci është impresionues në shtimin e
sipërfaqeve të gjelbëruara dhe në shërbimet që u bëhen atyre, për t’i patur si
pjesën më të gjallë të dekorit të qytetit, me impakt në cilësinë dhe kulturën e
jetës e të pushimit.
Si po ecen dinamika e devizes suaj ne Sarande: “Prish beton e
mbill lule?”
PËRGJIGJE: -Është
e njohur nisma jonë prej fillimit, e formuluar “prish beton dhe mbill lule e
pemë”, për të fituar edhe centimetrin katror, që kishte mbetur jashtë babëzisë
së privatit. Deri tani, na rezulton se
janë mbjellë aq pemë dhe sipërfaqe të gjelbra, sa dyfishi i pesë viteve të
fundit të marra së bashku.
Per të reguar se sa e kemi konkretizuar sfidën tonë antibeton, mjafton të përmend se janë shtuar 1.200 m2 lulishte të reja. I kemi shtuar Sarandës 3 lulishte të reja, si: në shetitoren “Hasan Tahsini”, Bar “Qesari” dhe përballë limanit, ku u prishën 800 m2 betone.
Per të reguar se sa e kemi konkretizuar sfidën tonë antibeton, mjafton të përmend se janë shtuar 1.200 m2 lulishte të reja. I kemi shtuar Sarandës 3 lulishte të reja, si: në shetitoren “Hasan Tahsini”, Bar “Qesari” dhe përballë limanit, ku u prishën 800 m2 betone.
Për
t'u hequr ish-përdoruesve të paligjshëm të këtyre sipërfaqeve, çdo mundësi për
të ringritur shërbimet e tyrë, me matrapik dhe skrep, është bërë shkatërrimi përfundimtar
i tyre. Gati 2000 m2 sipërfaqe të gjelbëra i fituam
dhe i kthyem nga private në publike, përmes aksionit të fundit për prishjen e
ndërtimeve pa leje dhe në thellim të nismës sonë të njohur “prish beton e mbill
lule dhe pemë”.
Norma e sipërfaqes se gjelbëruar për frymë
bre-nda këtij 3-vjeçari u rrit 12% dhe u përmirësua cilësisht ajo. Janë
krijuar 3 lulishte të reaj, si: në shetitoren “Hasan Tahsini”, Bar “Qesari” dhe
në lokalet buzë shetitores e mbi Liamanin.
Dhe
sfida vazhdon, për t’iu afruar normës europiane të gjelbërimit dhe si një
mënyrë efikase për të zbutur efektin beton.
Projekti
ynë për sipërfaqet e gjelbëra, në finale do të bëjë që të përmbyset raporti i
papranueshëm, që tani është në favor të betonizimit. Në bindjen time është se
betoni ka fituar vetëm një betejë, ndërsa fitorja e kësaj lufte do t’i takojë
gjelbërimit.
Cilat do të veconi si risi të këtij sezoni të
ri ?
PËRGJIGJE: - Në
radhë të parë do të kemi det dhe plazhe tërësisht të pastër nga filtrimet e
ndryshme, që kanë qenë problem në tërë këto vite. Për ne dhe për të gjithë ata
që Sarandën e kanë të preferuarën e tyre për pushimet verore, është një lajm i
mirë që fundi i muajit maj, shenoi fundin e mbajtjes jashtë funksionit të
impiantit të ujërave të ndotura në Çukë.
Risia e dytë lidhet me faktin se kjo është vera
e parë që investimi i Bankës Botërore për portin e kruazierave, do ta japë të
plotë impaktin e vet, pasi përfshin të gjithë sezonin. Kjo ka dhënë kohën e
nevojshme për lidhjen e kontratave me kompanitë e kruazierave, që organizojnë
këto udhëtime.
Bashkia ka konkretizuar më shumë politikat e saj
për t’i ardhur në ndihmë të bizneseve turistike. Kemi ulur taksën e fjetjes ne
hotel, të mbështetur me vendimmarrjen e këshillit bashkiak.
Përveç turistëve nga trevat shqiptare dhe nga
fqinjët tanë, presim flukse nga Polonia, Izraeli, Serbia, Rusia, etj.Surprizë per
‘gjeografine e vizitoreve te huaj për këtë këtë verë, përbën ardhja e 900
turistëve suedezë, e konfirmuar kjo nga ambasada e Suedisë në Tiranë. Me 26 maj,
mbërrin grupi i parë me 90 vetë, që përdorin aeroportin e Korfuzit për ardhjen
me avionë çarter, në sezonin 26 maj-23 shtator, ndërsa destinacion i tyre i
parë është Saranda.
Sa dhe si, eshte mjedisi nje prioritet ne punen e Bashkise qe ju
drejtoni? Po ne problematikat qe ka trajtuar Keshilli Bashkiak?
PËRGJIGJE: -Pasurimi i qytetit me
hapsira të gjelbra e frymëmarrje urbane, krijimi i një mjedisi
favorizues për turizëm, do të rrisin kualitetin e cilësinë e jetës në qytet e
në zonat përreth tij.
Ky
plan i përgjithshëm vendor i jepë zgjidhje disa prej problemeve e
dukurive që janë kthyer në atavizma të zhvillimit e për të cilat
vuri theksin edhe Konferenca, “Saranda- pasuri historike, t’i kthejmë
vlerat dhe identitetin e vet”. Qëllimi kryesor është që, plani të
evidentojë përvoja e alternativa të ndryshme zhvillimi, ta konservojë të keqen
në dimensionet e përmasat që është sot dhe, të përcaktojë mundësitë e
ndërhyrjes për ta minimizuar e balancuar atë. Modeli i planifikimit të
përgjithshëm vendor,eshte të mbrojë e zhvillojë më tej vlerat
kulturore, historike, turistike e mjedisore të qytetit, të fusë në normalitet
zhvillimin urbanistik e turistik të tij. Efektet e padëshirueshme që përjeton
aktualisht qyteti i Sarandës, janë pasojë e zhvillimit kaotik , me “dorë
të lirë” deri tani.
Zhvillimi
aktual e ai afatgjatë vendor kërkon të realizohen në mënyrë të atillë që
të sigurojnë diversitet mjedisor, kulturor dhe social që qyteti, të
mbrohet e të zhvillohet më tej. Të mbrohen identiteti, tradicionalja e të
zhvillohen më tej risitë e alternativat e reja të zhvillimit. E rëndësishme është që t’i hapet rrugë e të
krijohen gjithë hapësirat e nevojshme për një zhvillim të qëndrueshëm e të
kontrolluar të qytetit. Zhvillimi kaotik dhe i pakontrolluar për një periudhë
relativisht të gjatë, rreth 20 vjet, kanë bllokuar vetë proçesin e për pasojë,
kanë kompromentuar edhe vetë zhvillimin.
Duke
patur edhe mirëkuptimin e Këshillit Bashkiak dhe vendimmarrjen e tij, synojmë
ta kthejmë atë në pontencial zhvillimi për vitalizimin e
pasurive, vlerave e identiteteve të qytetit. Krahas ndërtimit përgjatë vijës së
ujit të një shëtitore (lungo-mare) 5.2 km, së bashku me
infrastrukturën përkatëse (Kanal Çukës-Limion). Prioritet i këtij
plani do të jetë krijimi i hapësirave e mundësive për rritjen e
kapaciteteve të gjelbra të qytetit, i fashove të gjelbërta, për të vendosur
raporte në përmirësim të vazhdueshëm të gjelbrimit ndaj betonizimit.
Synojme te krijojme hapësirat e duhura që të konturohet
një zhvillim afatgjatë, shumëplanësh dhe gjithëpërfshirës i cili të
optimalizojë zgjidhjet strategjike të zhvillimit me problematikën aktuale, duke
ofruar zgjidhje të qëndrueshme e në kohë të tyre.
- Publiku e di tashme, odisene absurde te ujesjellesit te qytetit
bregdetar. Por qytetari kerkon te dije : Pas perfundimit te investimeve
aktuale, me sa ore uje ne dite, pritet te furnizohet cdo familje ne Sarande dhe
fshatrat e Bashkise?
PËRGJIGJE: - Ne shpresojmë që
me investimet e Bankës Botërore dhe bankës gjermane KFË, të ketë një përmirësim
të dukshëm edhe në furznimin me ujë gjatë kësaj vere.
Falë punës që është duke u bërë, nuk ka dyshim
se përfitues më të parë nga ky investim do të jenë banorët e zonat që kanë qenë
më problematike si Lugu I Dardhës, lagja Kodër, et,j. Kësaj situate do t’I
shtoja bashkëpunimin dhe mirëkuptimin që është vendosur tashmë mes Bashkisë dhe
drejtuesve të ujësjellës-kanalizimeve sh.a., duke vënë në qendër interest e
qytetarëve. Një vëmendje që për vite me radhë ka munguar, na kushton drejtoria
e përgjithshme e ujësjellës-kanalizimeve për këto problem, pasi pas 8 vjet
politike anitSarandë, kemi të gjitha arësyet të mendojmë se edhe për furnizimin
me ujë Saranda është një prioritet I qeverisë Rama. Për banorët dhe pushuesit
e kësaj vere ne japim sigurinë se do të ketë edhe një furnizim më të mirë me
ujë të pijshëm, falë investimit të Bankës Botërore e bankës gjermane KFË dhe
administrimit më të mirë të rezervave ujore.
Cilat do te jene eventet kyesore te vitit 2014 ne Sarande n fushe
te investimeve dhe promocionin turistiko-kulturor?
PËRGJIGJE:- Bashkia ka programuar të mbështesë një varg
veprimtarish, me karakter lokal, kombëtar e ndërkombëtar, si produkte artistike
që do të shoqërojnë sezonin veror e do ta bëjnë atë më relaksues, si për
banorët edhe për turistët vendas e të huaj. Si të tilla mund të përmend disa: “Dita
e Sarandës” në Prishtinë; Festa e
Midhjes dhe Çelja e Sezonit( 9-10 Maj); “Art pa kufij”, që sivjet
organziohet me artiste nga Shqipëria, Greqia e Kosova ( 11 maj); Festivali
i Këngës dhe Valles për Çamërinë ( 27 Qershor); Festivali Ndërkombëtar i
Filmit(
Qershor); Festivali
Ndërkombëtar i Teatrit në Butrint (Korrik); Zhvillimi i kampionatit
të “Streetboll Saranda”( Gusht); Panairi i trete Kombetar I Suvenireve
Artizanale me qasje Mjedisore (Gusht); ,etj,.Do të vijnë artistë të shquar
këngës e të humorit me spektakle dhe shoë(Korrik+Gusht); Manifestimi
kultror-artistik Sarandë-Prishtinë për 15 vjetorin e eksodit biblik
të shqiptarëve të Kosovës, organizuar nga “Media Plan”, mbështetur nga
Bashkia Sarandë (Gusht),etj,.
Eshte nje fakt qe me nismen tuaj startuan Konferencat kombetare
zhvillimore per Saranden. Cfare kane prure ato ne vizion dhe
strategji dhe c’pritet te sjelle per pellgun e Sarandes ne terma kokrete,
“Rilindja”?
PËRGJIGJE:- Në përpjekjen tonë për të
zgjeruar kufijtë e sezonit veror dhe për të ofruar edhe alternativa të tjera për
turizëm në stinën e vjeshtës dhe pranverës, të paktën, Bashkia inicioi dhe dha
modelin e organizimit të konferencave. Ato jo vetëm që sollën në Sarandë turistë
të një lloji tjetër, por na ndihmuan për të idenitifkuar problematika dhe
zgjidhje të mëdha për Sarandë, që lidhen me zhvillimin e identitetit kulturor,
historik, arkeologjik etj., dhe me kirjimin e lobimit nën slloganin “të gjithë
për Sarandën e të gjithëve”. Po kështu, shtruam nevojën e rigjenerimit urban të
Sarandës, pas betinizimit ekstrem që i ndodhi në vite dhe tërhoqëm mendime në
nivele politike dhe të ekspertëve, se si mundet ta bëjmë Sarandën pa e zhbërë
atë e kjo të shërbejë si katalizator për zhvillimet turistike.
Pas këtyre kontributeve me vlerë, një
tjetër konferencë kombëtare, inicuar nga qeveria Rama e vuri Sarandën në qendër
të një programi zhvillimor, një program i njohur ndryshe i investimeve kapitale
(PIK) në Bregdetin e jugut, i cili u prezantua dhjetorin e kaluar pikërisht në
Sarandë, me prani të Krye-ministrit. Fjala është për një paketë, që vetëm është
dëshiruar dhe vetëm ka munguar deri tani dhe që pritet t’i japë impuls të
paparë zhvillimit të infrastrukurës dhe aseteve të këtij rajoni, me shumë
rëndësi për ne vetë, por edhe për gjithë ekonominë kombë-tare.
Do
të perifrazoja Kryeministrin Rama, që tha shprehimisht në Sarandë se “Jemi në
zonën më pjellore sa i përket dimensionneve në shumë plane: historike,
kulturore, klimaterike e njerëzore”. Me rëndësi kapitale nga këto investime për
ne është vijimi i punës për rrugën e pestë të qytetit, ai për vënien në
punë të impiantit të përpunimit të ujërave të zeza, si dhe përfundimi i
investimit për portin e kruazierave.///
No comments:
Post a Comment