Rubrika:
Shqiperia jone, ku realiteti ia kalon fantazise.
FEJTON
Nga
shiu, ne bresher…
Nga
Ivan KAMENICA
Me furgona, jo! Me autobuza, po! Po do te udhetosh
me siguri dhe komoditet, ne vitin 2014! Me keto mend ne koke ,sa mbarova pune
ne Tirane, m’u kujtua se per te prentuar nje bilete autobuzi
drejt Sarandes, mund t’i
telefonoja agjencise se udhetareve te Berryli ne Kryeqytet.
-Agjencia?Ju lutem , a mund te prenotojme dy bileta drejt Sarandes, per sot, ne oren 22.00? Vendi numer 1 dhe 2? Qenkemi me fat! Faleminderit! Jeni shume te sjellshem!
-Sa mire.-iu drejtova Albionit , studentit te vitit te fundit ne
Filialin universitar te Tiranes ne Sarande me te cilin isha nisur dy dite me pare per nje seminar trajnimi me
Xhemal Maton.
-Bravo, Ivan ,-ma ktheu studenti.-Me 20 sekonda telefon celuar, zure vend te privilegjuar ne
autobus….I ke miq keta te Agjencise?
-C’mik, more
Albion Meci? Ku ka nevoje per mik
tani? Tani ka standarte! Prenoto, jep leket edhe “Ok”,shko ne destinacion …ne
Sarande, ne kryeqytetin turistik veror
te Shqiperise… Jo po, si dikur? Te zinte stresi. A do kete vende? Cili shofer e
ka sot Tiranen? ...Iku koha e Baba Qemos kur shoferat te dukeshin si bimbashe
lokale. Dikur , per tre ore seminar ne Tirane, haje dy nete fjetje larg
shtepise. Tani, Berisha i mbaroi pothuaj te gjitha rruget kryesore…Se
mos I vajti ne mendje per nje Rruge Kombi andej nga Jugu, pa ta shihje !…Per dy
ore rruge nga Saranda ne Tirane; do ta pije kafen e mengjesit te Blloku, afer
shtepise se Enverit….dhe per dy ore nga Tirana ne Sarande, e pije kafen te “Limani”, te Bashkim Bequa, bashke me
pulebardhat e detit….ose te “Lindi” te Genc Sulo ku e pi makiaton ti me dr.Agim
Nelajn dhe Xhorxhi Vasilin…
Ne Tirane, ate nate binte shi pranvere I ftohte dhe te
gjithe pasagjeret, sapo iu afruan atobuzit me targa te Sarandes ne oren 10 pa cerek te nates, i shihje te mbanin fort cadrat dhe cantat, sikur t’ua
merrte njeri nga dora.
-Mos u shtyni!-u tha pasagjereve shoferi I Sarandes
me emrin Simo Bako qe mbante nje kapele me strehe te gjate ne koke per te
cilin thoshin se nuk e heq prej kaptine
ne asnje stine te vitit. Madje, edhe kur bie per gjume…
-Ka vend per te gjithe! Mos u shtyni!…. –I qetesonte
pasagjerte Simo kapelja. –Pasagjeret kerkonin te terr numrin e vendit
sipas biletes se prere te Berryli. Por asnje numer sedilje nuk lexohej gjekundi
megjithe ndricimin qe krijonin me celular
pasagjeret e nates. –Une e kam kollaj fare,-tha Albion Meci.-e gjej ne
terr:1-shi, 2-shi. Hopaa!-dhe beri te
ulej.
-Moosss!-Bertiti Simo Bakua me kapele me strehe te
gjate.Tamam, sikur Albioni do te ulej mbi nje arke me mina ose mbi bikerina
plot me veze.
-Pse?!...
-Eshte sedilja e lagur …,-Per koke te mamase. …Kalo
te nje sedilje tjeter..
-C’do te thote kjo ,mo Simo?-e pyeti me qesendi nje
sarandite me floke te verdha te prera shkurt qe po rregullohej ne vendin nr.4.
-C’t’u them, une mo,-ia ktheu Simo Bakua,- Kur hyme mbreme ne Tirane na kapi nje
dege pishe catine e autobuzi, te nje
trotuar andej nga 21Dhjetori, prandaj...Nuk eshte autobuzi jone ki ,per koke te mamase. Eshte i
Micos nga Cuka. Autobuzi jone eshte kartoline, po dje ua dhame per turista…atyre te agjencise turistike.
Une e degjova dhe qesha me vete me fatazine e Simo Bakos. Te njejten genjeshter
e kisha degjuar edhe para nje muaji nga goja
e tij. Fare qete.Njelloj si te thoshte: “Sot eshte e premte”. Per nje
situate te ngjashme ne autobus. Edhe atehere ,autobuzin nuk e kishin te tyre; edhe
atehere”n je dege pishe ua kishte care catine e autobuzit “ ketu ne Tirane.
Madje, diku te 21 Dhjetori”!. Po , ai autobuzi, I verteti, I tyre, ishte
kartoline ,por per dreq, e kishin dhene
per turistat per agjencite e Sarandes…Bravo, Simo Bako!!,- thashe me vete. Monolog
i goditur….
-Une nuk e ndryshoj vendin! E kam prenotuar,
-tha Albion Meci dhe hapi cadren e vogel
te shiut per t’u mbrojtur nga pikat qe binin mbi sedilje!!...
Pasagjeret nisen ilaritetin. Ca qeshnin. Ca ankoheshin.
-Po une qe s’kam cader dhe kam tre femije te vegjel,
c’te bej mo shoferi,?-iu drejtua Simo Bakos nje grua brune, egjiptiane nga
Delvina. -U kuptua qe edhe te vendi ku ishte ulur brunia delvinjote , binin
pika shiu nga llamarinat e catise se autobuzit…
-Po ate plasmasin qe ke mbeshtjelle leven e
marshave, c’e ke, mo Simo?-e pyeti shoferin e Sarandes biondja sarandite e
numrit 4.
-Sec i kishin
bere te zotet e autobuzit mo, dhe
ngjiste dora…si me mastic..Prandaj i vura nje qeske plastike…-ia ktheu
qete-qete, shoferi i kompanise interurbane te trasportit “TRANSBUTRINTI”. –S’eshte
i joni, mi. C’ke me tonin ti.!! Ai eshte kartoline. Me ngjira….!
-Pse s’thua mo, qe ki autobus qenka per t’i prere
shiritin e inagurimit?!....-qesendisi biondja. Dhe shtoi:
-Por per te ngrohur nuk e ngohni nje cike kete
kioske me 40 vende, apo s’ka kondicioner
?!.U plevitosem fare. Cona ne spital direct kur te vemi ne Sarade…Po vajtem…
Ilaritet...Beja te shikoja pak nga xhamat e autobuzit
nese e kishim kaluar Durresin apo Kavajen, po nuk ishte e mundur. Kishte qelluar
qe pjesa ime e xhamit te ishte lyer me nje tip reshire apo llaku qe e bente te pamundur shikimn dhe orientimin M’u kujtua se me kete
autobus kish udhetuar ca dite me pare edhe miku im, Xhorxhi qe ishte habitur
pse “bordi” I autobuzit kishte devijuar
nga aksi nacional ne Mallakaster , pa u thene asnje fjale pasagjereve
per t’u furnizuar me karborant ndonje km larg aksit te rruges nacionale, ne
karborantin e nje fshati…Ne fund te
fundit, standarti e reja te sherbimit qe
zbatojne stafet e autobuzave, s’e kane
per gje qe pasagjeret mund t’i shpiesh
per te drekuar apo darkuar, pa u thene
asnje se ku.P.sh, ne nje restorant nate si “Gjoni” ne Krahes ,ku
pronaret ,si buratine plasteline u sherbejne me perunjesi vetem shoferit dhe
adjutanin e tij-fatorino dhe per klientet ,pasagjere autobuzi, shpesh nuk ka as
letra per t’ua shtruar ne tavoline. Rendesi ka, qe ata, “bordi”I autobuzit u con kliente edhe ne 2 pas mensate dhe te mllaciten
mire e mire me biftek skare e te ikin te kenaqur….sigurusht, pa vene doren ne
xhep.
Per c’kartoline me “ngjira”, e ka fjalen shoferi I linjes interurbane te
Sarande-Tirane dhe Tirane –Sarande?-iu drejtova
mikut tim, studentit nga Kucova. Harrove ti qe nje dite me pare pare, ky
kompetenti me kapele, na la ne fushe te Tepelenes per nje ore sa beri nje gome
afer lumit te Bences si dikur Barba Sharra ne linjen e Borshit? Thote mire kjo biondja e numrit 4. Vetem hudhrat I
mungojne linjes interurbane te Sarandes qe mos ta hane me sy!!…. Ama, nje varg
me hudhra duhet t’ia varin ne qafe edhe ndonje fatorinoje si ai Nondi,kokeverdhi qe kerkon para per catat e
medha dhe te kujton ata muzhiket e trenave ruse te
viteve 1910-1917 . Nuk ka faj as muzhiku fatorino qe hungeron ne autobusin e “standarteve” si
nje derr I bute dhe qe kuterbon nga era e cigares si nga era e koleres. Ne fund
te fundit, luftojne per standarte europiane edhe ne udhetimet inerurbanea te
"TRANSBUTRINTI"-t , ne .Dhe e kane seriozisht ,ne kete cep turistik te Katundit
tone te madh ku, realiteti vazhdon t’ia kaloje fatanzise.///