SARANDE/
Zbulohet ne Sarande, nje vater tjeter me helme kimike te groposura pas renies
se regjimit komunist.
Burime te organizates AJMMI (Agjencia Joniane e
Mjedisit, Medias dhe Informacionit), pjese e rrjetit mjedisor “ECIM” (“Ekosistemi
I nformimit mjedisor”) qe vepron ne kuader te nje projekti te mbeshtetur nga
REC Shqiperi; bene te ditur ne nje komunikate per mediat se “te
dielen, pas nje investigimi disa mujor, ne nje zone bujqesore, ne Sarande, u
zbulua nje sipërfaqe prej rreth 200 m/2, me sasira helmesh kimike te groposura.
Sipas AJMMI-t
dhe zyrtareve te komunes Lukove, ku ndodhet vatra e kantaminuar, “groposja e
helmeve kimike eshte bere ne vitin 1992, kur disa kamiona tip “Ifa” te ngarkuara
me helme kimike me perdorim bujqesor , jane transportuar nga ish baza e
bujqesise te Sarandes ne Metoq, drejt fushes bujqesor prane Volloderit (midis
komuens Lukove dhe bashise Sarande).”
Sipas ekologut te njohur Xhemal Mato,drejtues I
grupimit “Ekolevizja “ dhe I rrjetit
“ECIM”, i pranishem ne çastin e zbulimit te
vatres se kontaminuar ne Sarande,
Ky fakt tregon se nentoka bujqesore e Shqiperise, shpesh I ngjan nje zone te
minuar, me rrezik per jeten e banoreve
dhe me pasoja per ndotjen kimike te
prodhimeve bujqesore e blegtorale”.
Mesohet se kryetari I komunes se Lukoves, Vladimir
Kumi,ka bashkepunuar dhe ka ndihmuar organizaten “AJMMI “per zbulimin dhe izolimin e vatres se
kontaminuar me helme kimike.
Pak muaj me pare, nje tjeter vater me helme kimike
te groposura u zbulua serish nga AJMMI dhe rrjti “ECIM” ne afersi te fshatit
Finiq.///